Rama viziton në shtëpinë e re të mbijetuarin e Thumanës që humbi gjithë familjen, i tregon episodin me babanë e tij për vajet në jug

TIRANË - Një mesazh të fortë për të gjithë ata që ankohen në përditëshmëri dhe nuk falenderojnë për ato që kanë, e ka vlerësuar kryeministri Edi Rama forcën e Albert Carës, të mbijetuarit të Thumanës që humbi gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit, për të vazhduar jetën përpara për familjen e tij që do ta ketë gjithmonë në zemër. Prej pak ditësh Alberti u kthye nga Italia ku u trajtua në spitalin e Barit pas dëmtimeve të mëdha që mori nga rrëzimi i pallatit 5 katësh në Thumanë. Qeveria i mori një shtëpi të re në Tiranë, ndërsa i lidhi edhe pension të përjtshëm. Kryeministri Edi Rama shoqërues nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e vizitoi Albertin në shtëpinë e tij të re, duke e quajtur burim frymëzimi, pikërisht për forcën e tij për të vazhduar para. "Në shtëpinë e re të Albert Carës, që i mbijetoi vdekjes me një “inat” të paparë dhe u kthye me këmbët e tij në Shqipëri, për të përballuar jetën me të njëjtin “inat” përtej dhimbjes së patregueshme të humbjes së të gjithë familjes", shkruan Rama teksa shpërndaru videon në Facebook.

Kryeministri Edi Rama kujtoi edhe një episod me babain e tij kur shkonin për ngushëllim në zona të jugut, dhe se si ai, Kristaq Rama, i kishte kërkuar të mos mërzitej pasi ai të vdiste.

Shqiptarja.com ishte në momentet e para të mbërritjes së Albert Carës në Tiranë, ku përcolli mesazhet e tij të forta për të gjithë ne. 

Humbjes së bashkëshortes, Fatmirës, vajzës Erisës, djalit të vogël Hasanit, e të madhit, Almirit me të fejuarën e tij Stelën, Albert nuk di t'i vë një emër...Thjesht "dhimbje", thotë se nuk e përshkruan boshllëkun që lanë pas. Por për Albert Carën, gjithcka mbetet vullnet i Zotit, e pikërisht tek bashkimi që familja e tij kishte, ai gjen forcën për të ecur para. Për të, ata janë aty, në mendje e zemër si busull drejt së ardhmes.

Biseda ne familjen e Albert Cares

Rama: Nuk erdha dot ta pres në aeroport se nuk isha këtu, isha jashtë, nuk munda të vija, por e pashë qëg gjithçka shkoi mirë. Me të pa kështu nuk do të kisha njohur. Thash ku është Alberti, nuk m'u duk fare i njëjti person, ishte i transformuar, i enjtur, nga goditjet besoj.

Ogerta Manastirliu: Mua m'u duk tamam si mjek.

I afermi, djali i xhaxhait: Berti po na jep kurajë ne, kur e takova ai më jepte kurajë mua. E përgëzoj djalin e xhaxhait për këtë kurajë. Njerëzit kanë hidhërime e gëzime. Bravo Berti. Ishalla bëhet edhe më mirë sesa dukesh tani.

Rama: Në fillim ata thanë që është me shpresë shumë të vogël që të mbijetojë. Çojeni në një vend të superspecializuar se ndryshe nuk kapërcehet.

Albert Cara: Unë kam qenë koshient, kam ndjekur ngjarjet e mia, qëkur ndodhi momenti i vështirë, qëkur iku dysehmeja në këmbë, pash fëmijët të iknin. Mund të kem humbur nja 24 orë, por siç më thanë mjekët dhe vëllezërit, e di që je operuar? Nuk e dija. Kanë bërë shkencë. Është punë e Zotit në radhë të parë, puna juaj, e mjekëve italianë që na u përgjigjën shumë humanë. Dhimbja fizike është diçka tjetër, dhimbjen shpirtërore ma lehtësuat ju. Erdha në Rinas e gjeta plot me njerëzit e mi aty.

Edi Rama: E kisha gjithë kohës pyetjet çfarë do ndodhë kur ta marrësh vesh se çfarë ke lënë mbrapa. Gjithë ajo ishte mos të kishte telefon, televizor, kontakte. E ndjeje vet?

Albert Cara: E ndjeja se pashë rrënojat. M'u dhimbste ajri që thithja. Kur m'u ftohët këmbët, thsh të paktën me karrocë do jetoj. Preka trupin e djalit të vogël ishte i ngrohtë, pastaj m'u ftoh në dorë. Telefonat m'i fshihnin. Telefonin tim e dija që kishte mbetur në rrënoja. Nuk di se sa seanca kam bërë me psikiatrin. E ndjeja se kishte ndodhur diçka e kombshme, por shpresoja. Një seancë sesi u përplasa me vëllain e vogël. I pyeta si i rreshtuan, më thanë emrat një nga një. Kur ta thonë është dicka e fortë. Se gjithmonë shpresa...Hallall zotit, iu luta zotit, o zot më le mendjen. Kjo më bëri të fortë. Aty u binda, që siç jemi ne në tokë, edhe zoti është mes nesh.

Edi Rama: Më the në barrelë, kush tjetër se e kam të ftohtë dorën.

Albert Cara: Unë bëja humor në Itali, i bëja italianët të flisnin shqip. Më thoshte mjekja, si ka mundësi ju shqiptarët kaq të fortë?

Edi Rama: Ne s'po marrim vesh vet si është puna jonë, do e merrni vesh ju.

Albert Cara: Ne si gjak jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin. Kemi edhe inatin, ore të më mposhtë dhimbja mua? Jo.

Edi Rama: Ata nuk kthehen më të shkretët, por babai më thoshte kur shkonim ndonjëherë në ngushëllimet andej nga jugu, ata janë çfarë të them unë çfarë janë, fillojnë vajet që të shkatërrojnë. Dhe ai thoshte: Kur të vdes mos më shqetëso ti të paktën duke qenë i mërzitur se unë atje ku shkoj dua që ti të jesh mirë,dhe ata që janë mbas të jenë mirë. Se i dukej se dhimbja e madhe e shprehur nuk i linte njerëzit të ishin rehat në botën tjetër.

Temë e bisedës mes tyre u bë edhe koronavirusi.

"Na luajti mendsh kjo, bëhet zhurmë e madhe sepse janë këto mrrokllat që është bërë çdo njeri gazetar, lajmëtar, profesor dhe ekspertë, hapen në gjithë botën, por e sheh 97% e atyre që preken, shërohen, deri më tani. Kjo është një epidemi, një grip agresiv, nuk është i zakonshëm, një virozë e egër, por që 97% shërohen, dhe ata që e pësojnë goditjen janë ose shumë të moshuar, ose që janë aktualisht të sëmurë, dhe ajo vjen të gjen të dobët. Ajo që thonë në Itali, nëse ndjen një problem, duhet të mbyllesh vet, nuk duhet të kontaktosh njerëz, se mund të marrësh një mikrob tjetër dhe ajo mund të godasë. Ka shpejtësi të madhe përhapjeje, nuk kuptohet pse. 80% e kalojnë pa simptoma, pa dhënë shenjat fare", tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka: 28/02/2020 09:10

    Je figure bre Edushke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK