Rama zbret në terren/ U 'përgjërohet' të moshuarve: Rrini në shtëpi! Durim, durim, durim (FOTO)

Rama zbret në terren/ U 'përgjërohet' të moshuarve: Rrini në shtëpi! Durim, durim, durim (FOTO)

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me një të moshuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në terren për të bërë monitorim të zbatimit të urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Në fokus të veçantë ka pasur të moshuarit, të cilët hasi disa prej tyre në rrugë. Me tone përgjëruese, urdhëruese, lutjeje, ai u ka kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë më të rrezikuesit nga ky armik i padukshëm që ka prekur vendin prej mëse dy javësh, duke marrë 5 jetë njerëzish të pafajshëm.

"Sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive. Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim", tha Rama, teksa ai për t'iu paraprirë të gjithë komentueve ka sqaruar edhe se përse nuk ka mbajtur doreza dhe maskë.

"Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s'ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi... Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, Rama zbriti në terren të monitoronte situatën në tregje, që janë zonat më problematike për respektimin e masave mbrojtëse, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Pa maskë dhe pa doreza përballë të moshuarve/ Rama zbulon arsyen: Duke qenë se ju njoh mirë, po jua paraprijë përgjigjen (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u ka paraprirë të gjithë qytetarëve që mund ta kritikojnë përse nuk ka përdorur maska dhe doreza teksa fliste me të moshuarit.

"Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s'ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi... Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TQR: 25/03/2020 19:09

    ORE HAJVAN KRYEMINSTER LERE MOSHEN E TRETE, AS PAZAR NUK I LE TE BEJNE,,,,DHE MERRU ME LARJEN-PASTRIMIN-DHE DEZIFEKTIMIN E RRUGEVE DHE TROTUAREVE NE TIRANE MOR HORR SE S'KANE PARE BASHKI ME SY...//

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 26/03/2020 13:04

      Nuk i thote or Tor qe mos dalin, ata jane pa maska dhe levizin sikur te ishte gjithcka normal. Duhet te bejne kujdes dhe spo bejne prandaj eshte ne rruge.

  • Cubi: 25/03/2020 17:55

    Shkurt je Cub. HALLALL te qoft.ti i duhesh shqiperis.

    Përgjigju
  • ymeri: 25/03/2020 15:16

    PO pazaret kush t'ja beje o drogmen,,,kujton se jane te gjithe me sherbyes si ty.....

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 26/03/2020 13:05

      O ymer, po pazarin po e bejne po nuk ruhen fare, i ke pa maska pa mbrojtje dhe smabjne distancen.

  • edi: 25/03/2020 14:33

    Popull degjojeni ate k/minister qe ju flet Natyra e tije eshte shume diferent se cilido ju kaluat Ju them drejte kur e shikoja qe luante Basketboll Eshte Human ,ka shpirt nuk ka bere asnje vrasje deri me sot Ju flet per jeten Nese do kishte qene Berisha ,Meta e Lulushi kur benin demonstrate ,do kishin vdekur me qindra ,Beri gjithcka qe te shmangte vrasje edhe pse situata u provokua nga ato qe kur erdhen me slogan democracy ju vodhen ju ropen deri tek Floriri Sot thone na dhemset Populli Ju e mbani mend ,kur erdhen Breke Thartuar qelben Kombin U bene milioner me djersen dhe mashtrimet kunder jush A I MBANI MEND KETO Demone qe therrasin se ky vodhi dhe kombi ska asnje lek SPAK duhet te filloje me ceshtjet qe u mbyllen nen rregjimin Berisha me gjykaten qe kishin montuar PRA FILLOJME NGA FILLIMI DERI TEK TE FUNDIT ,NESE TE GJITHE KANE BERE VJEDHJE DHE MASAKER FUTI BRENDA ,BESOJ ESHTE E MJAFTUESHME JO BLLAH-BLLAH POPULL ATA THONE KY KY NUK I THOTE SE KTO LERENI DREJTESINE TE VENDOSE E KANE NGRITUR AMERIKA DHE GJERMANIA

    Përgjigju
  • z.Ktyeminister ti je ok me keshillat ..: 25/03/2020 14:23

    Po kujt TI flasesh atyre qe smarin veshe ..

    Përgjigju
    • Antoneta Maraj: 25/03/2020 14:48

      Je njeriu me i mirè deri tani ne Shqiperi bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League