'Rama zhyti në krizë dhe depresion shqiptarët', Basha: Bizneset punojnë 32 ditë në vit vetëm për të paguar taksat

'Rama zhyti në krizë dhe depresion shqiptarët', Basha: Bizneset punojnë 32 ditë në vit vetëm për të paguar taksat

Sistemi i taksimit i ka zhytur gjysmën e shqiptarëve në depresion dhe krizë thotë Lulzim Basha. Kreu i PD, nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale', ka publikuar një raport të OECD-së ku thuhet se bizneset në vit duhet të punojnë 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash.

Më tej Basha tregon se si do të shpëtojë vendi nga situata, duke reklamuar edhe njëherë taksën e sheshtë.

"Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje.

Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes.

E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune.

Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!"-shkruan Basha.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koment: 11/07/2020 15:50

    Oooo Luli. Ne Gjermani ne punetoret punojme gjashte muajt e pare te vitit per taksat dhe sigurimet shoqerore. Me pas per veten dhe familjen. Po Luli nuk ka punuar ndonje here dhe nuk I njeh kto gjera. Kujton se e marrin te gjith rrogen neto ne dore dhe me rryshfete plus

    Përgjigju
  • 7x6=49: 11/07/2020 15:44

    Lusho,në Greqi punojnë 250 ditë në vit për të paguar taksat...

    Përgjigju
  • 007: 11/07/2020 13:21

    LULI Ne Gjermani punojne 186 ditë në vit për të paguar taksat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale