Ramazani muaji i mirësisë/ 'Bankers Petroleum' solidarizohet me familjet besimtare në nevojë, dhuron 250 pako ushqimore

Ramazani muaji i mirësisë/ 'Bankers Petroleum' solidarizohet me familjet besimtare në nevojë, dhuron 250 pako ushqimore

E diela shënon Fitër Bajramin që sjell dhe mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku sakrifica dhe agjërimi i besimtarëve myslimanë pranohet nga Allahu. Ky muaj shënon dhe forcimin e vlerave të dashurisë, përkujdesjes, solidarizimit dhe mbështetje së njerëzve në nevojë.

Të tilla vlera shpirtërore e njerëzore përcolli dhe Kompania 'Bankers Petroleum' duke i ardhur në ndihmë 250 familjeve besimtare në nevojë në zonën e Roskovecit, Patosit dhe Fierit.

Ky muaj Ramazani aspak i zakontë për shkak të pandemisë që pushtoi botën, nuk lejoi që dashuria njerëzore të zhduket, por forcoi dhe më tepër këtë lidhje! Një nga shembujt ishte dhe 'Bankers Petroleum', që zgjodhi të ishte pranë familje në nevoje, besimtare, jetime dhe persona ne gjendje jo te mire ekonomike, duke u njehsuar me atë se çfarë na mëson Ramazani.

Me kërkesë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, 'Bankers Petroleum' iu bashkua nismës "Shportat e iftarit" për të ndihmuar familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, gjest i vlerësuar edhe nga KMSH.

"Ju falënderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin dhe ndihmesën tuaj në nismën 'Shportat e Iftarit'! Në saj të kontributit tuaj është bërë e mundur të gëzojmë 250 familje në Roskovec, Patos dhe Fier Qendër me ndihma ushqimore. Lista e përfituesve ka pasur familje në nevojë, besimtare, jetime dhe persona në gjendje jo të mirë ekonomike. Komuniteti Mysliman është krenar për bashkëpunimin me biznese si "Bankers Petroleum' dhe urojmë që të jemi sërish bashkë në ndihmë të atyre që kanë më tepër nevojë! Zoti ua shpërbleftë" shprehet KMSH.

Ky solidarizim i 'Bankers Petroleum' vjen në vazhdën e ndihmave në zonën e Patosit, Roskovecit dhe Fierit, ku shpërndau 600 pako ushqimore për familjet në nevojë në kushtet e pandemisë. 

Kompania naftë-nxjerrëse, që operon në fushën e Patos-Marinzës ka shpërndarë më parë edhe 15 mijë maska mbrojtëse për punonjësit e bashkive dhe 400 pako pako me artikuj ushqimore dhe pastrimi për familjet në nevojë në Bashkitë e Patosit dhe Roskovecit.

Bankers e sheh veten si një partner dhe mik i pandashëm i komunitetit ku operon dëshmuar kjo nga ndihmat për qytetarët përmes projekteve, granteve dhe ndihmave të ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë