'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet

 

Dashamir Shehi në “Studio Live”, ReportTv deklaroi se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, pasi Lulzim Basha ka humbur në tre zgjedhje. 

“Basha ka marrë tezat e mia, që unë kam 1 vit që i kam dorëzuar në Parlament. Nuk më inspirojnë shumë, pasi kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Shqipëria nuk është banko-provë, ka qenë në tre palë zgjedhje që i humbi. Po ashtu edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, ndaj nuk më pëlqen. Duhet të ndryshojmë me njerëz, ide etj, por Basha le t’i tregojë. Nuk më pëlqen për lider. Gjykoj që çdo gjë bën ciklin e vet dhe duhet mbyllur, siç ndodhi me Berishën”

Po ashtu zoti Shehi theksoi se qeveria e Edi Ramës do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend. 

“Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re. 

DASH po ashtu ka folur për Berishën dhe Metën, o[pozita ta gjejë trajektoren e vetë, që të vijë në pushtet. Rama nëse ka bërë qeverisje të mirë të qëndronte, por është i korruptuar. 4 ministra në burg, 4 në arrati, po të gërmosh gjen dhe më shumë. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe nuk dinë gjë. Ky sistem është i korruptuar dhe duhet të ikë. Populli dhe ndërkombëtarët do ta rrëzojnë. Meta dhe Berisha nuk e rrëzojnë, populli duhet të gjejë njerëz dhe figura të reja edhe me mbështetjen e opinionit ndërkombëtar”, tha zoti Shehi.


Lajmi kryesor:

'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet