Haradinaj lë mandatin e deputetit por qëndron në krye të AAK-së: Partia ka nevojë për reformim

Haradinaj lë mandatin e deputetit por qëndron në krye të AAK-së: Partia ka nevojë për reformim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët se nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re. Haradinaj shprehet se ulësen e tij, do ta lërë për kolegët, ndërsa do të vazhdojë të jetë në krye të AAK-së. Sipas tij, partia që ai drejton ka nevojë për reformë të nevojshme.

"Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues!

Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor.

Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.
Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës.

Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli" tha Ramush Haradinaj. Kështu pasi dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme, tashmë Haradinaj dorëzon edhe mandatin e deputetit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por partia e Haradinajt në koalicion me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke marrë vetëm 11.57% të votave. Kjo nuk është hera e parë që ai e lë mandatin, pasi edhe në të kaluarën ai e ka lënë mandatin e deputetit. Në shkurt 2016, Haradinaj dorëzoi mandatin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhikja: 16/10/2019 16:36

    Mer edhe baba Xhiken tone me breke plazhi se mbas shkarkimit do kete kohe e te jep mend ai ne rinovimin e partise,ha ha ha

    Përgjigju
  • Proka: 16/10/2019 13:28

    E more Ramush Aga gjithe nderin qe pate me familje si luftetar e ke humbur mbas lufte. Me e keqja eshte se nuk po ngopesh fare, deshiron te keshe miliarda pasi milionat nuk jane asgje per ty. Vetem nje gje badhkeshortja juaj bene Publicitet ne FB veren e kyqe 700 Euro nje shishe qe pini se bashku ne mbremje e ne Kosove ka njerez skamnore qe me femijet e tyre bine ne gjume pa ngrene darke. Te kam dashur si luftetare por me sjelljet tua po tregon se je njeri i lige,nuk ta kam frigen more vlla po po me vjen keq per ty ne cfare pozite ke ra. E njofe edhe Mustafe Mucaj babin e Anites por me duhet te theme se pas luftes hyri dreqi ne shpirterat tuaj.

    Përgjigju
  • Papi: 15/10/2019 21:37

    E kam thene dhe here tjeter i nderuar ramush Ti je nje luftetar i lirise cdo detyre tjeter vetem se do ti hiqte meritat dhe jo ti shtonte duke pasur parasysh se ceshte polotika Mund edhe te kishit qendruar jashte politikes dhe te ishit ne krye te shoqerive civile ku do kishit zemren e popullit dhe ta udhehiqnit ne protesta qe politika te dridhej nqs do qeveriste keq do kushim nje kosove me te mire sot

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 15/10/2019 23:18

      Po cka ti besh lakmise - ajo e korit "burrin". Po te qendronte si thua ti Nuk do te kishte rastin te marr token e destinuar per qerdhe femijesh per lagjen Arberia ( dragodan ) Prishtine dje te ndertonte pallatin e vet, nuk do siguronte 3-4 shtepi ne lagjen marigona ku banon aktualisht - nuk do kishte alamet Kulla ne Glogjan nga vjen dhe nja 200-300 hektare toke te privatizuara - dhe keti jane vetem disa nga pasurite qe i deklaron vet - te krijuara pas lufte - e mos te flas vetura e pushime ne hotelet me te shtrenjta ne Zvicer etj etj etj - pra nuk do i kishte keto por do kishte nderin dhe emrin e nje luftetari modest.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit