Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e vlerëson lartë gatishmërinë e Presidentit Hashim Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ai ka shtuar se lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë.
“Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë ani pse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato”.
“E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi”.
“Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet”.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.2%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2440
Lajme të tjera
-
Çfarë po ndodh në Kosovë? Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor
9 Mars, 14:25
-
Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën
1 Shkurt, 12:12
-
Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën
31 Janar, 15:39
-
Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S'jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro
30 Janar, 12:03
-
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës
23 Janar, 10:40
-
Biografia e Hashim Thaçit në Kryeministri! Milo: Si mesazh dhe për gjykatën, që ‘foshnja’ e revolucionit nacional të Kosovës të mos hidhet poshtë
19 Janar, 19:13
-
Raketat kundërtanke/ Haradinaj: E vonuar kërkesa ndaj SHBA-së, Kurti duhet të japë llogari
12 Janar, 13:51
-
Haradinaj: Kosova s’ka pasur asnjë vit më të humbur sesa 2023, na duhet unitet
8 Janar, 13:21
-
'Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në' Zbulohen dokumentet e e Arkivit Kombëtar britanik
29 Dhjetor 2023, 11:23
-
Incidenti/ Vjosa Osmani fton në presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë! Ai ngrihet dhe ikën
19 Dhjetor 2023, 20:06
-
Ndërron jetë avokati i ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë, Andrew Strong
11 Dhjetor 2023, 20:18
-
Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë
11 Dhjetor 2023, 09:06