Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal

Vetëm 40 mijë lekë të deklaruara në bankë, pjesën tjetër të pagës në dorë. Ky është fenomeni barbar, që ende vijon të evidentohet nëpër bizneset shqiptare, e që rëndon në kurriz të punonjësve.

Gjatë vitit 2023, janë 544 ankesa të bëra pranë Inspektoratit të Punës, për shkelje të kodit të punës dhe abuzimi më i madh ishte pikërisht nën-deklarimi i pagave. Në ndërmarrjet nga ku janë bërë ankesat ishin të punësuar në total 35.916 punonjës, ku 1/6 punëtorëve e kishte pagën të nëndeklaruar, pasi mbi 5 mijë punonjës deklaroheshin me pagë minimale.

“Në lidhje me konstatimet e marrëdhënieve të punës me informalitet të zi dhe gri, në inspektimet për shkak ankese kanë rezultuar 85 punonjës informal, 225 punonjës pa kontratë dhe 5.501 punëmarrës ose 15 % e totalit të punëmarrësve, siguroheshin me pagë minimale”, thuhet në raportin e inspektoratit.

I konsideruar si informalitet gri në tregun e punës, Inspektorati i Punës raporton se përgjatë vitit të kaluar, 20% e punëmarrësve që kishin 9820 ndërmarrje të kontrolluara, i deklaronin punonjësit me pagë minimale. Në total vjet janë inspektuar 201.678 punonjës ku 40,879 punonjës ishin me pagë minimale. Pra 1 në 5 punonjës kishte rrogë të deklaruar 40 mijë lekë.

Inspektimet e 2023 zbuluan se bizneset me shkelje janë ndërtimit, baret, fasoneria dhe tregtia kryesisht për nëndeklarimin e pagave, dhe punonjës pa kontrata.

Nëndeklarimi i pagave mund të jetë edhe më i thellë, duke marrë në konsideratë faktin se afro 733 mijë të punësuar në vend, nga 1.3 milionë punonjës në total, nuk e arrijnë pagën mesatare të vendit prej 75 mijë lekësh. Nga këto janë 351 mijë të punësuar të deklaruar me pagë minimale. Ose përafërsisht 1 në 4 punëtorë në vend paguhet me 40 mijë lekë në muaj.

Edhe vetë bizneset e pyetura pohojnë se një nga shkeljet më të mëdha që bëhet është deklarimi jo real i pagave. Mbi 600 ndërmarrje të anketuara nga Këshilli i Investimeve, janë pyetur mbi natyrën që ka informaliteti në sektorin e tyre, dhe 43% janë përgjigjur, me nën-deklarim të pagave.

Nën deklarimi i pagave, dëmton rëndë të ardhmen e qytetarëve, për shkak se sa më i ulët të jetë deklarimi aq më të ulta janë edhe kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan. Vlera e sigurimeve është thelbësore për vlerën e pensionit në të ardhmen, pasi pensioni varet nga vitet e punës të regjistruara dhe nga sigurimet e paguara.

Pavarësisht të gjitha aksioneve për të eliminuar tregun e zi në punësim, shifrat tregojnë të kundërtën. Vjet 1965 punonjës ishin tërësisht në tregun e zi, pasi nuk ishin të deklaruar, me rritje me 9.2% krahasuar me vitin 2022.

Në raportin e Inspektoratit thuhet gjithashtu se në çdo kompani të inspektuar fshehin 5 punonjës.

“Në raport me indikatorin e përllogaritur si numri i punëmarrësve të padeklaruar (informal) për subjekt të inspektuar, për vitin 2023 rezulton 5 informal/subjekt”, evidentohet në raport.

Teksa ekonomisë prej vitesh po i ushtrohet presion për të rritur pagat për të mbajtur punonjësit, shifrat tregojnë të kundërtën, pasi informaliteti si për deklarimin e pagës apo për regjistrimin e punonjësve është rritur.

Ekspertët thonë se shkak për këtë situatë shqetësuese është mentaliteti i bizneseve për t’ju shmangur detyrimeve ligjore, por edhe rritja e pagave e për pasojë dhe e tatimit e sigurimeve që duhet të paguhen.

ANKESAT PRANË INSPEKTORATIT

Total                             544 ankesa

Informal                        85 punonjës

Pa kontratë                  225 punonjës

Me pagë minimale    5.501 punonjës

PAGA MESATARE BRUTO

Shtet      87.864 lekë           

Privat     69.400 lekë             

Mesatarja 75.025 lekë

Paga minimale 40.000 lekë

SA PAGUHEN SHQIPTARËT?

40 mijë lekë                        351 mijë punonjës

40.001-50 mijë lekë            262 mijë punonjës

50.001- 60 mijë lekë           120 mijë punonjës

Total 40-60 mijë lekë        733 mijë punonjës

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 06/05/2024 01:39

    Rrisni denimet.U mbyllni bizneset plus gjobe maximale .Ata qe punojne paguajne pensionet e atyre qe nuk punojne .

    Përgjigju
    • Besi: 06/05/2024 09:27

      per Ruanda me mire po as atyre qe do punojne nuk do u dali pensioni eshte skeme e falimentuar e mbeshtetur tek rritja e deficitit te brendshem. Te mos flasim per keto skemat e pensionit privat qe jane me keq se ato te depozitave bankare do duhet nje Cdp italiane

  • Reali: 05/05/2024 21:56

    Pra sipas ketyre te dhenave del qe nje pjese e madhe e popullsise e mbron vet te ardhurat qe vjen nga puna dhe djersa e tyre duke mos e lene qe te vidhet nga shteti me metuden e tenderave ose korupsionit pra e luftojne korupsionin me metoden e tyre duke mos pasur rezultat me moralizma. Kjo eshte shprese dhenese se dicka mund te shpetoje, sa e kane punonjesit ne ne familjet e tyre se nuk mendoj se ka punonjes qe te mos vlersoj punen qe ben dhe tja hane punedhensit. Vlersimin real te kesaj gjendje nuk mund ta bejne ata qe duan te shtohen shifrat qe deklarohen me miljarda te vjedhura e humbura, me amimistira te shpeshta e gjoba, se I duan ti kene ne bilancet e tyre private.Mos harroni se Shqiperise pervec shifrave qe permenden mesiper alarmante eshte shifra a te ikurve nga Shqiperia qe nuk deklarojne as ate shifren simbolike 40000 lek paga minimale. Pra teorite e kompesimit " cdo e keqe ka dhe te miren e saj ' ka zbatimin e saj dhe tek ne. Pra me shume duhet menduar mireadministrimi dhe aspak metodikat e kundervenies dhe luftes nidis Shqiptareve ne shtetin e tyre. Ne ditet e sotme motua e cdo politike, si ajo ekonomike ashtu dhe gjeopolitike eshte BASHKEJETESA jo lufta dhe kundervenia.

    Përgjigju
  • Tatimori: 05/05/2024 20:35

    Ta zeme se subjekti do i deklaroje pagat e plota.Me 100 % siguri matematike.1- Sigurimi shendetesor do vidhet i teri sepse sistemi shendetesor shqiptar nuk ofron asgje.2-Tatimi mbi te ardhurat personale qe rendon mbi punemarresin do te vidhet po ashtu.Atehere me mire keto te ardhura te shkojne ne xhepin e punemarresve sesa ne xhepin e kusarit medemek shtet.

    Përgjigju
    • Besi: 06/05/2024 00:18

      harroje se te jep kush pension 120000 leke ne muaj bej sa te duash gam gam por une nje gje nuk kuptoj nga ekspertet qe raportojne 5 te punesuar ne te zeze atehere del qe kontributet vidhen nga ekspertet me mandate fallso kur deklarojne ne buxhetin e shtetit shumat e arketuara. Prandaj gjeja me e mire dhe urgjente qe do duhej te bente qeveria eshte te rishikoje modelin e deklarimit te kontributeve, duke hequr dore nga sistemi retributiv

    • Lala: 05/05/2024 22:36

      DHE pastaj punemarresi del me pension 120mij lek e Ben gam gam duke loz domino.ke te drejt

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)