Komisioni i Venecias publikoi sot në faqen zyrtare raportin e plotë që miratoi ditën e enjte për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta duke zbardhur shkeljet që ka kryer me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Shqiptarja.com publikoi raportin e plotë, ndërsa sjell në mënyrë të përmbledhur edhe pikat kryesore ku evidentohet shkelja që ka kryer Ilir Meta me dekretin e tij që është cilësuar nga Komisioni i Venecias në tejkalim të kompetencave që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.
Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm në një situatë emergjente. Por edhe atëherë Presidentit i duhet konsensus politik dhe një ligji 'ad hoc' për të shtyrë zgjedhjet. Pra Meta tejkaloi kompetencat, por 'Venecia' nuk mendon se shkelja është aq e rëndë sa Presidenti të shkarkohet.
Megjithatë tashmë 'topi' është në fushën e Komisionit të Posaçëm për Hetimin e Presidentit që do të vendosë me cfarë propozimi do i drejtohet parlamentit, i cili më pas nëse vendos shkarkimin e Ilir Metës, fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese që ende nuk është ngritur.
Raporti i Komisionit të Venecias nuk ka rrëzuar vetëm kreun e shtetit për dekretin, por edhe opozitën parlamentare që ka bojkotuar zgjedhjet. Për Lulzim Bashën dhe aleatët e tjerë të opozitës, zgjedhjet pa opozitën nuk janë demokratike, por moniste.
Por Komisioni i Venecias e thotë shumë qartë dhe prerë se pavarësisht se disa parti nuk marrin pjesë në zgjedhje, procesi duhet të zhvillohet, pasi nuk mund ta marrin peng.
(Kliko këtu) për të lexuar përmbledhjen e Raportit Final të Komisionit Venecias)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2069
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë
19 Prill, 21:07
-
Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë
19 Prill, 20:25
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill, 19:34
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush
19 Prill, 17:40
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
'Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë!' Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime (VIDEO)
19 Prill, 12:30
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
18 Prill, 21:26
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
Sipas kushtetutes .Meta dat 30 qershore 19 ishte afati i fundit te dekretimit te zgjedhjeve vendore.nqs Meta do ti kushte dekretuar me psh me dat 10.07.19 kjo eshte shkelje e kushtetutes.(interprerim brenda kornizes kushtetuse) Ok. komisioni i Venecies ka thene e ka tejkaluat kompetencat do te thote Z.Meta ka bere nje dekeret pa ligj pa kushetute por me deshiren e tij kjo eshte shkelje e rende por kete vleresim e bene gjykata kushtetuse dhe parlamenti se po ta bente Venecia mere kompetancat e gjygjesorit. shqiptare.
Përgjigju