Raporti i BB-së, Ahmetaj: Fotografim i dëmeve momentale! Pagën e luftës e kanë marrë 64 mijë e 919 punonjës

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ngarkuar me përgjegjësinë për menaxhimin e situatës së COVID-19, tha se raporti i publikuar nga Banka Botërore për varfërinë që mund të shkaktojë pandemia në vendet e Ballkanit Perëndimor apo konkretisht në Shqipëri, nuk është përfundimtar, por është një fotografim i dëmeve momentale nëse nuk merren masat.

“Ky raport nuk është një raport i situatë tradicionale ekonomike, dhe i ekonomisë tradicionale ekonomike, të Ballkanit Perëndimor apo i Shqipërisë, por është një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga COVID-19. Aty vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri, mund të rritet me 4 deri në 8%, duke shkuar në rreth 40% në skenarin e parë, dhe në skenarin e dytë mund të shkojë në 44%, dhe ajo që paralajmëron Banka Botërore, i referohet vitit 2012. Atëherë nuk kishte krizë por keq-menaxhim të një qeverie të atëhershme që e zhyti vendin në varfërinë më të madhe historike”, tha Ahmetaj.

Sipas tij kush nuk e lexon kështu raportin ka synim jo informimin.

“Çdo aktor politik apo çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe ose është joprofesional ose është i qëllimtë për të dezinformuar”, thotë ministri.

Ahmetaj shtoi se po punohet edhe për paketën e rimëkëmbjes, dhe solli në vëmendje edhe efektin aktual të paketave të miratuara.

“Nga paketa e parë kanë përfituar 64 mijë e 919 punonjës. Kanë marrë pagesën e paketës së dytë 111 mijë e 898 punonjës, në 34 mijë e 850 subjekte. Garancia sovrane, janë miratuar deri më sot 309 aplikime, me një vlerë rreth 40 milionë dollar, sa i takon instrumentit të parë të garancisë. Ndërsa për garancinë e dytë sapo ka nisur procesi”, shtoi Ahmetaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento

Komente

  • redi: 01/06/2020 18:15

    Zoti Rama akoma me Ahnetajn vazhdon apo te ka hipnotizuar.Ky eshte strategu i madh i 1 billion euro investime te PPP .Hiqe se nuk merr vesh nga financat,nje mesues anglishte ishte .Do kimentoj ky parashikimet e BBoterore

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane të fshehura në çantën e gruas, pranga dy personave në Morinë