Raporti i CNN: Kina nuk raportoi të dhënat e sakta për pandeminë

 Raporti i CNN:  Kina nuk raportoi të dhënat e sakta për pandeminë

Xi Jinping

Në një raport të publikuar nga prestigjiozja CNN, është arritur në përfundimin se Kina ka fshehur të dhënat reale për përhapjen e koronavirusit, të paktën deri në 10 shkurt.

117 faqet e dokumenteve të brendshme të gjetura nga CNN, përshkruajnë se si zyrtarët shëndetësorë në provincën e Hubei, ku gjendet qyteti i Wuhanit dhe ku virusi u zbulua për herë të parë, hasën pengesa në raportimin e vërtetë të gjendjes për shkak të mungesës së financimit dhe  mungesave në staf dhe në pajisjet e testimit.

“Ishte e qartë që ata bënë gabime, dhe jo vetëm gabime që ndodhin kur keni të bëni me një virus të ri. Ishin gabime burokratike dhe të motivuara politikisht”, thotë Yanzhong Huang, një anëtar i i shëndetit global në Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Në dokumentet e disponuara nga CNN, autoritetet zbuluan mospërputhje midis asaj që zyrtarët dinin në fillim të shpërthimit dhe asaj që ata raportonin publikisht, pasi gjithmonë ata kishin një tendencë të theksuar për të minimizuar shkallën e përhapjes së pandemisë. Në të dhënat  e datës 5 shkurt  raportoheshin 5,918 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i raportuar publikisht ishte vetëm 2,478.

 “Kina kishte një imazh për të mbrojtur ndërkombëtarisht, dhe zyrtarët kishin një nxitje të qartë për të ulur numrin e rasteve të raportuara”, tha Andreë Mertha, drejtori i Programit të Studimeve Kineze në Universitetin John Hopkins.

Ndërkohë që më pas situata mësohet të jetë përmirësuar ndjeshëm, në raportin e prestigjiozes amerikane zbulohet se si u deshën mesatarisht 23.2 ditë për të diagnostikuar rastet në muajt e parë të shpërthimit.

Ndërkohë që ekspertët ndërkombëtare theksojnë se nëse Kina do të ishte treguar transparente, pandemia në vendet e tjera do të ishte kontrolluar më lehtë.

Hetimi që CNN e cilëson si rrjedhjen më të rëndësishme të informacioneve nga Kina që nga shfaqja e sëmundjes, publikohet një vit nga dita, 1 dhjetor 2019, ku pacienti i parë i njohur shfaqi simptomat e Covid-19 në Wuhan, sipas një studimi të revistës shkencore Lancet. Megjithatë në bazë të të dhënave të marra nga viti i kaluar në të njëjtën periudhë kishte në Wuhan kishte pasur një rritje prej 2000 % të rasteve me grip, gjë e cila duhet të ishte marrë në konsideratë nga autoritetet vendase.  Dhe pse nuk mund të përcaktohet nëse ka pasur një lidhje mes dy sëmundjeve, autoritetet kineze akoma sot nuk kanë dhënë informacione për përmasat e epidemisë e cila gjithsesi mbingarkoi strukturat shëndetësore në momentin që po përballeshin me shpërthimin e Covid-19.

Dokumentet e CNN, nuk janë të parat në lidhje me këtë situatë, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kinën për fshehje të informacionit dhe manipulim të tij. Madje ai ka akuzuar edhe OBSH, për fshehje të fakteve që komprometojnë Kinën.

Aktualisht një skuadër e OKB-së ndodhet në Kinë për të hetuar çdo gjë në lidhje me Covid-19, edhe pse deri tani ata nuk kanë marrë ndonjë provë në kundërshtim me atë që është paraqitur nga Pekini zyrtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas