'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
Hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për korrupsion për aferën Partizani është përmendur në raportin e përvitshëm të DASH për të Drejtat e Njeriut.
“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.
Përmes raportit, DASH i jep një përgjigje Sali Berishës edhe për pretendimet e tij se arresti ndaj tij është politik. Dash në raport citon të kundërtën.
“Nuk pati raportime për të burgosur apo të paraburgosur politikë”, thekson Dash.
Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje. Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose poste të tjera, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.
Prej dhjetorit të 2023 Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje. Ish kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi është në arrest që prej 24 tetorit dhe përveçse për korrupsion pasiv akuzohet edhe për pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Raporti i DASH ku thotë se nuk ka të arrestuar politikë
Lajmi kryesor:
DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 236
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Dikur ‘ndaheshin’ për një pako kafe, sot për të shpëtuar pasurinë
3 Maj, 19:09
-
Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ
3 Maj, 14:19
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Jakin Marena: Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!
1 Maj, 19:50
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha
30 Prill, 09:11
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…
28 Prill, 17:35
-
Mit’hat Havari: 1997 e organizoi dhe stimuloi Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare! Saliu si Enveri, donte pushtetin
28 Prill, 11:45
-
Mban veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulme SPAK dhe 'karaoke' poshtë ballkonit të Berishës
27 Prill, 21:07
-
Protestat e Rithemelimit, Veliaj për Report Tv: Dogjën bashkinë, monument kulture! Ditët e ardhshme dorëzoj vetë dosjet në SPAK me informacione për të gjitha çështjet
27 Prill, 18:13