Raporti i Eurostat, PD: Shqipëria po boshatiset, kjo qeveri s’ka asnjë strategji për të mbajtur qytetarët në vend

Raporti i Eurostat, PD: Shqipëria po boshatiset, kjo qeveri s’ka asnjë strategji për të mbajtur qytetarët në vend

Partia Demokratike duke ju referuar një raporti të publikuar nga Eurostat, se rreth 700 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, thotë se Shqipëria po boshatiset, pasi kjo qeveria nuk ka asnjë strategji për t’i mbajtur qytetarët.

Deputeti i PD-së thotë se kjo qeveria nuk ka asnjë strategji për të thithur investime të huaja, që të hapen vende punë. Po ashtu nuk ka asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, që të rrisi qarkullueshmërinë e kapitalit. Këto e shumë probleme sipas PD-së, shtynë këdo nhë Shqipëri që të largohet.

‘Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.

Po të shtojmë ata që janë pa leje qëndrimi, ata që janë azil kërkues, ata që kanë emigruar përtej BE, kjo shifër është edhe më e madhe. Shqipëria po boshatiset. Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë.

Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej. Këto e shumë probleme të tjera shtynë këdo të largohet nga Shqipëria’- tha Agalliu.


Lajmi kryesor:

Të dhënat e Eurostat/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a, kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother