Raporti i KLSH: Fëmijëve në jetimoren 'Zyber Halluli' nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar

Raporti i KLSH: Fëmijëve në jetimoren 'Zyber Halluli' nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar

Shtëpia e fëmijës, Zyber Hallulli.

“Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt”. Ky është një nga vargjet në Poemën e Mjerimit të Migjenit.

Sot dekada pas, duket se e drejta ende nuk gjendet duke peshuar mbi shpinën e pjesës më të delikate të shoqërisë, fëmijëve. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtëpinë e fëmijëve shkollorë “Zyber Hallulli” në Tiranë zbardh se kuota ushqimore e miratuar për ta është dhënë në normë më të ulët duke mos garantuar kështu normat kalorike normale.

Raporti vlerëson se nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”. Audituesit nënvizojnë se lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menuja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grup- moshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menusë sipas raportit nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.

“Vlera në lekë e përcaktuara për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT.

Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018” thuhet në auditim.

Audituesit i janë referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me ndryshimet mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, për grupin “Ushqime dhe pije alkoolike”, dhe kanë llogaritur se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se:

  • “Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë.
  • Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë.
  • Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë.

Sa më sipër, mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë”, thuhet në auditim./MONITOR

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
‘Pasurohen me kafshatën që u vjedhin jetimëve’, PL reagon për raportin e KLSH: Rama nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë

1664220320_Blushi.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Partsië së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me auditimin e kryer nga KLSH në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku rezultoi se nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet dhe se fëmijët kanë konsumuar më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

 ‘Po u “hanë” kafshatën edhe jetimëve, pasurohen me bukën që u vjedhin!

Babëzia në vjedhje e Qeverisë nuk po kursen as kafshatën e jetimëve. Auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shtëpisë së Fëmijës “Zuber Hallulli” ka nxjerrë në dritë provën tronditëse se prej të paktën 4 vitesh, jetimët në këtë qendër po konsumojnë më pak ushqim se sa është përcaktuar në ligj.

Është konstatuar se vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët jetimë nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve.

Konkretisht janë shpenzuar 409 lekë më pak të vlerës ditore për secilin fëmijë, duke cenuar detyrimin bazë mbi përkujdesin, respektin dhe përkushtimin ndaj tyre.

Pyetjet që ngrihen sot për fëmijët jetimë janë: Ku përfunduan lekët e kuotës ditore?

Vjedhja e ushqimit të fëmijëve jetimë në qendrat sociale është një nga provat më shokuese se deri ku ka shkuar pashpirtësia dhe babëzia e Qeverisë së Edi Ramës në zhvatjen e shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Pasurimi në kurriz të jetimëve është një nga krimet më të shëmtuara!

Përgjegjësisë para ligjit dhe llogaridhënies para popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë!’- shkroi Blushi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2022 00:01

    Keshtu ka qene gjithemone qe ne kohen e Xhaxhit dhe ne demokraci.Eshte bere kerdia ne mensa shkollash,spitalesh,kopshtesh,cerdhesh,minierash,reparte ushtarake,kuptohet dhe ne shtepi femijesh.Kudo ku te vidhnin e ku t'i binin qylit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet