Raporti i KLSH, kopshtet dhe çerdhet kanë 'kosto të fshehura' për prindërit

Në auditimin që KLSH ka kryer në Bashkinë e Tiranës, atë të Vlorës dhe në Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve Tiranë ka nxjerrë në pah disa problematika. Një prej tyre është që kopshtet dhe çerdhet mbajnë kosto të fshehura për prindërit për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë, si uji lodrat mjetet didaktike, pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngrohje apo riparimi i tyre. Për Bashkinë Vlorë rezulton se nuk është garantuar shërbimi i duhur ushqimor dhe shëndetësor. Gjendja e godinave në Vlorë është në gjendje të mjerueshme ndërsa ndodhen në territore ku vështirësia për akses të fëmijëve është në kushte të pazakonta.

Si në Bashkinë e Tiranës dhe në atë të Vlorës është konstatuar prania e portativëve për vaktin e gjumit, që është një shqetësim madhor për shëndetin fizik të fëmijëve. Fjetja në kushte të papërshtatshme dhe dëmet në formimin fizik gjatë kësaj moshe janë të pariparueshme.  Po kështu në të dyja rastet u konstatua se si pasojë e mungesës së hapësirave të nevojshme, i njëjti ambient shërben dhe për aktivitete ditore dhe për ambiente gjumi.

Mungesa e dhomave të veçanta të mjekut, psikologut dhe izolimit në rast sëmundje të fëmijës si dhe elementët e sigurisë për mbrojtjen nga emergjencat, apo kamerat në ambientet e godinave, ishin pjesë e problematikave të evidentuara nga KLSH.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e KLSH)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin