Raporti i New York Times: Trump vetëm 750 usd taksa në 2016-2017! Presidenti: Shpifje (VIDEO)

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitin 2016, vitin kur ai ka garuar për president të SHBA dhe në vitin  pasardhës si president i vendit, raporton Neë York Times.

Prestigjiozja amerikane pretendon se në bazë të ardhurave të mbledhur në 17 vite Trump për 15 vite nuk ka paguar taska dhe në 2016-2017 ka paguar vetëm 750 dollarë.  Sipas të dhënat të siguruara Trump, ka raportuar gjatë gjithë kohës humbje kronike vetëm për të shmangur pagesat e tatimeve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit amerikan i cili i ka quajtur të gjitha deklaratat të rreme.

"Në fakt, unë kam paguar taksa. Do ta shihni këtë sapo të kthehen deklarimet tatimore - janë nën auditim, kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë” është shprehur Trump.  Edhe avokati i tij kembngul se presidenti ka paguar dhjetëra miliona dollarë në taksa personale për qeverinë federale.Raporti vjen vetëm pak ditë përpara debatit të parë presidencial midis Trumpit dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, dhe disa javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. /Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës