Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19

Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit të këtij, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021. Kjo shifër është sa 63% e nivelit të viti 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të mundur ndikimet e pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë që në këtë raport Shqipëria është ndër të vetmet vende që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë. Raport i përgatitur nga Organizata e Turizmit e Kombeve të Bashkuara thotë se së bashku me Shqipërinë vetëm Republika Domenikane ka një bilanc pozitiv.Në nivel global raporti thekson se sektori është rikuperuar nga kriza më e keqe në historinë e tij, ndërkohë që Evropa po udhëheq.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit