Raporti konfidencial/ ‘Ndërtesat e reja janë bërë me standardet anti-tërmet të ’89 për deri në 6 kate, rikostruksioni i shkollave pa masa antisizmike’

Raporti konfidencial/ ‘Ndërtesat e reja janë bërë me standardet anti-tërmet të ’89 për deri në 6 kate, rikostruksioni i shkollave pa masa antisizmike’

Dy muaj para tëmermetit shkatërrues të 26 nëntorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka miratuar një raport kofiencial mbi cilësinë e veprave ndërtimore në Shqipëri. Në fokus të kontorllit ishin Instituti i Ndërtimit, por edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti

Rrugor Shqiptar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në cilësinë e institcioneve përgjegjëse për sigurinë e ndërtesave në vend. Konstatimet e relfektuara në këtë raport i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë masat e duhura. Një nga kostatimet më serioze të KLSH është se kushtet teknike kundër temeteve, të zbatuara për ndërtimet në Shqipëri, janë ato të viteve 1978-1980, përditësuar në vitin 1989. Këto kushte teknike janë për ndërtesa deri në 6 kate. “Normat e projektimit të strukturave antisizmike në Shqipëri, janë akoma në fuqi kushtet teknike të Projektit të vitit 1978-1980 i përditësuar ne vitin 1989, ku pjesa dërmuese e objekteve të ndërtuara me këto kushte nuk i kalonte 5-6 kate. Këto kushte nuk përshtaten me dinamikën e zhvillimit të ndërtimeve në Shqipëri, ku shumë prej objekte që ndërtohen në ditët e sotme kalojnë lartësinë e 10 kateve mbi tokë dhe 2 kateve nën tokë”, thuhet në raportin me 85 faqe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se standardet e projketimit të banesave, çerdheve, shkollave dhe kopshteve, të përcaktuara në vendime të qeverisë, nuk janë zbatuar. “Standardet e projektimit të banesave, çerdheve, shkollave dhe kopshteve, miratuar me VKM Nr. 626, datë 15.7.2015, Nr. 530, datë 20.7.2016, Nr. 319, datë 12.4.2017, Nr. 159, datë 1.3.2017 kanë një shumëllojshmëri rekomandimesh, por nuk paraqitet në asnjë pjesë të tyre ndonjë rekomandim konkret ose referencë në lidhje me llogaritjen antisizmike të strukturave.Referencat si Eurocode 1998-3, për riaftësimin strukturor nuk janë të mjaftueshme, sepse janë në gjuhën angleze, nuk janë të ilustruara me zgjidhje grafike të ndërhyrjeve ku mund të orientojnë më lehtësisht projektuesit. Ndërsa Eurocodet të cilat janë në gjuhën shqipe kanë problematika përsa i përket aksesit nga përdoruesit, terminologjisë, mënyrës së përkthimit dhe fuqisë ligjore në territorin e RSH”.

Sipas raportit të KLSH, në rikostruksionin e shkolave të ndërtuara para viteve 90 nuk janë përfshirë masat kundër tërmetit. “Është konstatuar se në projektet e rikonstruksionit të objekteve të infrastrukturës arsimore, megjithëse janë objekte të ndërtuara përpara viteve 90-të, përveç punimeve të rinovimit arkitektonik, rifiniturave, sistemeve elektrike dhe mekanike, mungojnë punimet/masat për përforcimin e strukturave dhe rritjen e qëndrueshmërisë sizmike së tyre”. Gjithashtu në raport thuhet se “Për sa i përket kontrollit të cilësisë së materialeve të ndërtimit dhe aplikimin e tyre në ndërtesa, ky proces është plotësisht jashtë kontrollit. Nga auditimet e mëparshme të kryera në objekte të ndryshme ndërtimore të prokuruar nga institucione shtetërore, është konstatuar përdorimi i materialeve të një cilësie tëpër të dobët dhe jo sipas standardeve”.

(Kliko këtu për të lexuar raportin  konfidencial)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush