Raporti/ Organizata e OKB, ILO: 12% e shqiptarëve të punësuar marrin pagë nën 5 dollarë në ditë, nën kufirin e varfërisë

Viti i parë i pandemisë, solli varfërim të shqiptarëve, një pjesë e të cilëve, morën paga nën kufirin e varfërisë relative, që është 5 dollarë në ditë. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet Departamentit të Punës, gjatë vitit të kaluar 12% e totalit të të punësuarve në vendin tonë morën paga nën 5 dollarë në ditë.

Pesha e të punësuarve me pagë nën kufirin e varfërisë erdhi në ulje gjatë vitit 2020, krahasuar me 3 vitet e mëparshme, por sipas ekspertëve kjo ka ardhur jo si pasojë e rritjes së mirëqenies, por e shkurtimeve të vendeve të punës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas përllogaritjeve të ILO-s, 12% e të punësuarve në vendin tonë marrin një pagë mujore rreth 18  mijë lekë, ndjeshëm më ulët se paga minimale.

Përveç pagave të ulëta, jë tjetër problem madhor në ekonominë shqiptare është edhe informaliteti i punës, nga i cili humbjen më të madhe e pëson shteti, por edhe vetë punonjësit. Sfidat kryesore të tregut shqiptar të punës mbeten papunësia e lartë e të rinjve, një përqindje e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim, nivele shumë të larta të punësimit joformal dhe një përqindje e lartë e fuqisë punëtore të punësuar në bujqësi (42%), kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe me produktivitet të ulët.

Të dhënat për Shqipërinë në ILO

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bela: 29/09/2021 19:24

    Per nji nga problemet me te dhimbshem te ketij populli ju gazetar qe Allau past meshir keni fol apo skeni fol 2 her ne 10 vjet, nga varferia dhe shfrytezimi vin gjith problemet e tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan