Raporti Pasuror, 'Vila Aeroport', mobileri, kompani druri, makina e troje, ja pasuria e Ramazan e Fioralb Rrajës

Zbradhet një pjesë e pasurisë që disponojnë të arrestuarit e operacionit “ATOS” në Belgjikë, për trafikimin e 1.2 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Holandës dhe Belgjikës. “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi një raport që flet për një hetim pasuror të nisur për më shumë se një muaj nga prokuroria e posaçme SPAK, ku në lupë të hetuesve janë personat e arrestuar gjatë këtij operacioni, familjarët e tyre.

Gjatë fazës së hetimit, SPAK ka mundur të identifikojë dhe lokalizojë pasuri që janë në emër të personave të arrestuar dhe familjarëve të tyre, por ende nuk është marrë një masë sigurimi për sekuestrimin e këtyre pasurive.

Sipas këtij hetimi, në emër të Ramazan Rrajës, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal rezulton të jetë një automjet dhe një biznes. Kompania është regjistruar në 24 dhjetor 2013 me emrin “Raja-2013” në Nikël dhe ka një kapital prej vetëm 1 milion lekë të vjetra. Ndërsa objekti i saj është “…importimi dhe tregtimi me shumicë e pakicë i produkteve të industrisë kimike për mbrojtjen e drurëve, stazhionimin e lëndës drusore…”.

Ky biznes rezulton i pezulluar që prej muajit Korrik 2016, megjithëse në vitet më pas ka vijuar të dorëzojë bilance. Më tepër pasuri janë të regjistruara në emër të babait të Ramazanit, Xhelal Rraja, ku automjete, pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe biznese janë në emër të tij. Një kompani me emrin “Rraja” është në emër të Xhelal Rraja, dhe rezulton e rregjistruar si biznes qysh prej vitit 2000.

Prej nëntorit 2009, kjo kompani është e pezulluar. Ndërkohë një tjetër biznes në emër të Xhelal Rrajës është dhe “Vila Aeroport” që ndodhet në Rinas. Kjo kompani zotërohet 100 për qind nga Xhelal Rraja dhe është regjistruar si biznes qysh prej nëntorit 2011, ku ka si objekt: “…sigurimin e objekteve publike dhe private në pronësi ose në përdorim të personave fizik e juridikë,Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë,shtetas shqiptar dhe të huaj…”.

Ndërkohë në emër të Xhelal Rrajës, janë dhe dy pasuri të tjera që kanë lidhje me hotel, bar-restorant dhe ambalazhimin e valixheve për udhëtarët në Rinas. Verifikimet janë kryer dhe për Fioralb Rrajën, ku përgjatë një muaj hetime janë identifikuar pasuri të ndryshme si automjete dhe toka në emër të familjarëve të tij.

Ndërsa në emër të vetë Fioralbit është i regjistruar një biznes mobilerie në zonën e Niklës, aktivitet tregtar ky i hapur qysh prej shkurtit 2016. Në skaner të hetuesve janë dhe personat e tjerë që janë arrestuar në Belgjikë, ku në emër të Bledar Pepajt, zotërohet një biznes. Nga operacioni i fundit janë arrestuar Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xheçuka.

Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë. Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik narkotikësh.

Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë.

Fjoralb, Rahman dhe Ramazan Rraja

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit