Raporti i prokurorisë për mbetjet e bllokuara në traget në Vlorë: Nuk kanë përbërje radioaktive!

Report Tv siguron procesverbalin e prokurorisë që u mbajt pasditen e djeshme për mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt. Nga këqyrja dhe testimi i materiale me pajisjen "MINI RAD" që u gjetën dhe u sekuestruan, në procesverbal theksohet se rezultoi se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive.

"Pasi është shkuar brenda vendit ku ndodhej prova materiale nga ana e punonjësit të doganës Vlorë është ndezur pajisja dhe është matur në të gjithë territorin ku ndodheshin mbetjet provë materiale, por nga testimi me pajisje nuk rezultoi të shfaqeshin në ekranin e pajisjes sinjalistike si numra të nivelit, efekte zanore apo dridhje që të na paralajmëronte dhe do të na provonte se në këto mbetje do të kishte element radioaktiv që maste kjo aparaturë" thuhet në procesverbalin e firmosur, nga oficerët e policisë gjyqësore, punonjësit e doganës Vlorë, përfaqësuesi i tragetit dhe laboranti i policisë shkencore.

Pajisja sipas procesverbalit disponon 9 nivele për matjet e vlerave të të rrezikshmërisë së lëndëve radioaktive. Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Pas zbulimit të rrjetit që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin me qëllim për t'i depozituar në vendin tonë, gjashtë të arrestuarit në Vlorë, mohojnë të kenë lidhje me trafikun e mbetjeve toksike të rrezikshme. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur.

Raporti i Prokurorisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Mbetjet në Vlorë, një grup të rinjsh në protestë: Mos na helmoni!

Një grup të rinjsh kanë protestuar sot para portit të Vlorës pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për mbetjet e dyshuara të rrezikshme që u gjetën në tragetin e linjës së Brindisit dy ditë më parë dhe që dyshohet se do të groposeshin në qytetin bregdetar. Ata i kërkuan SPAK-ut që të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.

"Qytetarët vlonjatë ju kërkoj që të na bashkoheni që të rritemi në një qytet të pastër dhe jo një plehrë që na e ka bërë Edi Rama me Dritan Lelin. Nuk mund të pranojmë që mbetjet të na helmojnë. Vlorës i është vendosur Kamza. I bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë cështje dhe të mos e lerë në dorë të Zotit. Ky është një veprim anti shqiptar dhe anti-njerëzor" thanë disa prej tyre.

Ora 11:39
Administratorët e tragetit: Kemi faturat ku i kemi blerë fuçitë me vaj, mbetjet jo të rrezikshme

Johny dhe Massimo Prudentino, administratorët e kompanisë italiane brenda tragetit të së cilës u gjetën dhe u bllokuan mbetje të dyshuara me rrezikshmëri që mund të groposeshin në Shqipëri, kanë reaguar duke mohuar pretendimet. Në një prononcim për mediat nga Vlora, ata kanë paraqitur edhe disa dokumente, ky sipas tyre cdo është e certifikuar. Johny dhe Massimo Prudentino deklaruan se kanë dokumentet që kanë blerë materialin izolues dhe vajin për motorin e tragetit.

"Në datë 19 shkurt është kërkuar leje në portin e Vlorës për këto mbetje që janë grumbulluar në anije gjatë një periudhe normale pune dhe kur ka qenë në kantier, dyshekë të vjetër, riparime të tjera që janë bërë. Në të gjitha anijet ky është një material izolik, termik që përdoret, bën ndarjen e kabinave në një traget. Ne kemi dokumentet. Fuçitë me vaj, është ai që përdoret për motorët e anijeve. Ne kemi edhe fotografitë, kemi edhe datën dhe faturën që i kemi blerë.

Janë vendosur në pozicion për të krijuar një barrierë edhe për materialet e tjera që ishin në traget, për periudhën që ishte në kantier. I kemi kërkuar edhe kantierit që ti shkarkonte këto mbetje në Splitit, por edhe për cështje logjistike nuk na lejoi. Materiali izolues, janë hapur qeset për të kuptuar se për cfarë materiali bëhet fjalë. Ka certifikim, ka certifikim nga kompanitë, janë materiale që janë në të gjitha anijet për të bërë sigurimin. Kemi edhe materialin që vaji është i ri" thanë ata.

Deklarata e plotë e përfaqësuesit të tragetit Massimo Produntino
Ne cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë deklarojmë si më poshtë. Në 19 shkurt i kërkuam firmës së pastrimit të autorizuar të portit të Vlorës të tërheqin mbetjet të cilat gjenden në bordin e anijes. Të cilat e theksoj se janë mbetje normale jo të rrezikshme. Pas anija ka qene ne remont dhe duke bere pune ne remont  jane gjeneruar edhe mbetje. Të cilat janë kryesisht, mbetje nga riparimet e poltronave dhe izolimit, jane gjeneruar edhe mbetje izolimi kryesisht 'rookyl' në anglisht i cili është një material normal izolimi i cili është i lejuar dhe certifikuar për të bërë izolimet në anije dhe madje edhe në ndërtimin e banesave është gjithashtu i lejuar. Pra është një material që vjetërsohet dhe nevojitet që të rinovohet. 

Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorit të anijes, i cili ka qenë i papërdorur dhe për ë cilin ne disponojmë edhe faturat e blerjes së tij ashtu sikurse e thanë edhe autoritetet shqiptare  nga një kompani e quajtur "ENI" diponojme edhe fotografite e fucive të pahapura, janë vendosur aty si barrierë për mbetjet e gjeneruara  dhe depozitar në anije.  Ndërkohë, i kërkuam edhe kantierit  ku u krye kantieri në  Kroaci që të mund ti depozitonim atje mbetjet por për ta qe e pamundur për cëshjtje logjistike, kemi edhe përgjigjen e tyre. Ne kemi bërë izolimin me materialin e cila njihet si lesh guri ose rookëoyl. I cili është materiali në këtë foto, u hapën për tu verifikuar, ndërkohë si ju thashë është një material izolimi. Janë materiale për izolim termit. Dhe shpresojmë për këtë të ketë analiza sa më shpejt të jetë e mundur.

Por detyra kryesore  anije kur arrin në port është të kontaktojë me portin dhe të pyesw se cilat janë kompanitë e pastrimit të cilat janë të autorizuara për procesin e pastrimit, porti na jep një listë me kompani dhe ne zgjedhim një prej tyre. Kompania "Delfin1" është një kompani që punon me shumë anije të tjera. Dhe është e licencuar dhe certifikuar nga autoritetet shqiptare. Në përfundim të procesit na dorëzon një procesverbal ku na  saktëson sasinë dhe  llojin e mbetjeve.  Për këtë ne mbajmë shënim në regjistrin e brendshëm të bordit që quhet  garbitch  notebook që  është një regjister që ka akses secila kapiteneri në botë.

Të gjitha veprimet me mbetjet janë të regjistruara në atë regjistër. Nuk ka asgjë klandesine, asgjë të ndaluar, asgjë të jashtëligjshme nuk ka absolutisht trafik.  Një anije që e bënë këtë linjë prej vitesh nuk mund të mendohet se e mund të bëjë  trafik mbetjesh të rrezikshme.  I vetmi vend ku mund të bëhet shkarkimi janë portet nëpërmjet kompanive të licencuara dhe jo deti apo të hidhen në tokë. Ky proces bëhet nëpërmjet kompanive dhe as ka asnjë shans të bëhet pas iu nënshtruar kontrollit, pasi as në Vlorë as në Brindisi as në këmbë nuk kalon dot pa u kontrolluar jo më  një furgon. Kjo është një gjë jashtë realitetit. Na vjen keq për njerëzit  që janë nënë arrest, shpresojmë që autoritete të bëjnë sqarimet e nevojshme sa më parë.

Nëse cdo gjë  është në rregull pse ndodhi e gjithë kjo?
Po secili prej nesh ka dyshimet e tij fakti është që ne jemi subjekt që në nisje të dhjetori i një numër të lartë inspektimesh,ne jemi vazhdimisht në inspektime nga kushdo. Dhe jemi të  detyruar dhe të gatshëm ti nënshtrohemi gjithckaje është e nevojshme nga autoritetet.

Nuk ka mbetje të rrezikshme?
Po ju deklarojmë se nuk ka asnjë substancë të ndaluar,  ne pak ditë më parë kemi marrë edhe certifikatën e radioaktivitetit, pra që vërteton se nuk ka asnjë ngarkesë radioaktive në bord , është licencë e shtetit shqiptar. Ne jemi të hapur për cdo lloj analize dhe kontrolli.

Autoritet pretendojnë se ju bwni trafik vazhdimisht?
Absolutisht farsë, e kam dëgjuar  edhe unë këtë pretendim, kompanitë kontrollohen cdo herë nga policia dogana.

A ju kontaktuan autoritet?
Jo, gjithcka  ndodhi shumë shpejt, pretenduam duke i pasur dokumentet në rregull, certifikatat e materialit, vajin e papërdorur të izoluar dhe të gjitha certifikatat nga ministritë shqiptare.

Na janë ndaluar në mënyrë të padrejtë komandantin, oficerin parë, përfaqësuesin e kompanisë. Dua të shtoj se e parë edhe nga pikëpamja e përfitimit, cili është përfitimi i të bërit trafik të këtij lloji?? Të kalosh polici, financë, polici ë njëjtën gjë  edhe në Shqipëri... nëse e kemi bërë këtë jemi të gjithë të përfshirë por hetimi është mbyllur vetëm te ne.

Ora 10:31
Kompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet i sollëm në Vlorë, por s'janë të rrezikshme

Kompania italiane 'St.Damian' që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit që u bllokua në Vlorë me mbetje të dyshuara toksike dhe kancerogjene ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga autoritetet shqiptare.

Njëri nga administratorët e kompanisë, Massimo Prudentino në një reagim për 'Brindisi Report' mohon që mbetjet të jenë të rrezikshme. Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.

Prudentino thotë se "Ato janë mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullisht. Janë vajra hidraulikë që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi) nga punimet e fundit, të paketuara në qese plastike, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese" thotë agjencia.

Në reagim, italianët kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre është kontrata që kanë lidhur me kompaninë shqiptare 'Delfini 1' për mbetjet. Sipas tyre kjo praktikë vijon prej 10 vitesh.

"Më 19 shkurt 2020, St. Damian kërkoi, sipas praktikës së vendosur gjatë dhjetë viteve të fundit për shërbimin e dorëzimit të mbeturinave për kompaninë vendase shqiptare, në përputhje me rregulloren kombëtare italiane dhe autorizimit nga Ministria shqiptare e Mjedisit. Kompania "Delphin 1" është pajisur me një kontratë të rregullt me tragetin St. Damian tashmë prej disa vitesh. Kjo kompani kryen shërbimin e depozitimit të mbeturinave për të gjitha anijet në portin e Vlorës, jo vetëm ne".

Pas zbulimit të rastit janë vendosur në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se "Delfini1" kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje toksike. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Ministrja e Mjedisit pezulloi transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri.

d.ba./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento

Komente

  • italia va vanculo: 22/02/2020 18:27

    PO te mos ishin te rrezikshme I mbanit vete,,,italiane legena,,,shkerdhata...

    Përgjigju
  • Led: 22/02/2020 18:19

    Amiantit i bejne test radioaktiviteti?Eshte kancerogjen por jo rodioaktiv.

    Përgjigju
  • Papi: 22/02/2020 11:32

    Mbetjet e rrezikshme per ambjentin dhe njerzit nuk jane vetem radioaktivet mbetjet e rrezikshme permbajne 9 grupe dhe radioaktivet eshte njeri nga keta po 8 te tjeret? Pra keta teprica si eterniti,leshi xhamit, bojrat hyne ne mbetje te rrezikshme numer 9 qe helmojne njerez dhe ambient njelloj si radioaktivi be ka ligje te rrepta per shkaterrimin e tyre , nese do zbatonte ligjin kompania e remontit shkaterrimi i tyre do kushtonte po aq sa remonti me keta lloj mbetjesh u shkaterrua italia e jugut dhe sot quhet "toka e zjarrit" pra autoritetet shqiptare ti peshojne,ti ndajne sipas grupeve dhe te detyrojne kompanine ti coje ne be per shkaterrim dhe ti gjyrmoi nese vertet u shkaterruan apo u hodhen ne det, nje gjobe e majme sja heq askush dhe autoritetet tona do kene respektin e policive te be sepse eshte mbase edhe me e rrezikshme se nje ngarkese me droge qe per fat te keq shqiptaret sjane te mir informuar

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Situata kaotike në spitale'/ Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Liban