Raporti sekret/ Ish gjyqtari Skënder Damimi i korruptuar, i lidhur me njerëzit e drogës dhe kriminelët! Mbështeti krimin në këmbim të parave

Raporti sekret/ Ish gjyqtari Skënder Damimi i korruptuar, i lidhur me njerëzit e drogës dhe kriminelët! Mbështeti krimin në këmbim të parave

Raporti dhe gjyqtari Skënder Damimi

Ish gjyqtari i Apelit Vlorë, Skënder Damini, kërkoi dorëheqjen nga detyra, në nëntor të vitit 2021, vetëm 5 ditë pasi Komisioni i Vetingut i kishte dërguar rezultatet hetimit gati 3-vjeçar ndaj tij, vetëm për kriterin e pasurisë. Më 12 nëntor 2021, Komisioni i Vetingut i ka dërguar Daminit rezultatet e hetimit. Në 17 nëntor 2021, Skënder Damini ka njoftuar se kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, dorëheqjen e parevokueshme. 

Ish gjyqtari, i cili ka marrë pjesë në shuarjen e dënimit me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, nuk ka pranuar që të dëgjohej në seancë dëgjimore në KPK, ndërsa ka kërkuar që procesi i Vetingut ndaj tij të pushohej. Pas dorëheqjes nga frika e përballjes me Vetingun, Komisioni i Vetingut, në 14 dhjetor 2021, vendosi të përjashtonte Skënder Daminin për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. 

Ndërkaq, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, ka hartuar një raport sekret për figurën e ish gjyqtarit Skënder Damini. 

Në këtë raport thuhet se disponohen të dhëna se Skënder Damini, gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar, është përfshirë në afera korruptive dhe shpërdorim detyre. Në raport, ka një konstatim edhe më të rëndë për gjyqtarin. Sipas raportit, Skënder Damini ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe me njerëz të krimit të organizuar. 

Në raportin sekret që i është dërguar Komisionit të Vetingut thuhet gjithashtu se Skënder Damini ka mbështetur aktivitetin kriminal të njerëzve të drogës dhe krimit të organizuar. Jo vetëm kaq. Në raport, thuhet se Skënder Damini ka marrë vendime në këmbim të shumave të konsiderueshme parash. 

Në shkurt të vitit 2019, policia, me urdhër të prokurorisë, zhvilloi një kontroll në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini, pasi bashkë me gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli votuan për t’i hequr dënimin me burgim të përjetshëm Dritan Dajtit, i cili ka vrarë 5 njerëz, 4 nga të cilët punonjës policie. 

Prokuroria dyshonte se tre gjyqtarët mund të kishin marrë shuma të mëdha parash në këmbim të vendimit që prodhoi reagime të shumta. Policia gjeti në banesën e ish gjyqtarit një sasi municionesh luftarake pa leje dhe 17 mijë euro të vendosura, në sirtar në vendin e rrobave. Prokuroria regjistroi një procedim penal për Danimin, por më pas kërkoi pushimin e çështjes, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Raporti Sekret

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku.: 18/07/2022 23:44

    Pse s'eshte ne burg ky kriminel?

    Përgjigju
  • Albi: 18/07/2022 19:27

    Per ta shqipnija se ka ba nje dite te mir. Por vetum krim

    Përgjigju
  • Tutu: 18/07/2022 19:04

    Atehere pse keto lloj plehrash liben te vegjetojne ende ?!

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/07/2022 18:33

    Duam dhe hapjen e negociatave kur i lejmë kriminelët të bëjnë ligjin e i biem fukarenjve!

    Përgjigju
    • moderni: 18/07/2022 20:14

      fale vetingut ky pleher nuk esht me pjese e gjyqsorit.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet