Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje

Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje

Mario Mitaj në duel me Lamine Yamal

Në raportin teknik të UEFA-s për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ka detaje interesante për të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Mesatarja e mbajtjes së topit në të tre ndeshjet e grupit për Kombëtaren shqiptare është 35 %. Vlen të theksohet se mesatarja më e lartë e mbajtjes së topit për kuqezinjtë është në ndeshjen ndaj Spanjës 42%, ndërsa më e ulëta ndaj Italisë 32%.

Për pasimet e tentuara mesatarja është 363 për ndeshje. Sërish vlera më e lartë është arritur në duelin ndaj Spanjës me 407 pasime, ndërsa më e ulëta në duelin ndaj Kroacisë 311. Mesatarja e saktësisë së pasimeve është 83%. Vlen të theksohet edhe një tjetër detaj shumë interesant ku Shqipëria renditet në vendin e katërt nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Europian për pasimet e gjata të sakta, ku janë tentuar 44 të tilla.

Mesatarja e kilometrave të përshkruar nga ekipi është 115.8 km gjatë 3 ndeshjeve të Europianit. Në sfidën ndaj Spanjës është arritur vlera më e lartë me 117.2 km, ndërsa më e ulëta në takimin ndaj Italisë 115.1 km.

Vetëm pesë lojtarë i kanë luajtur të gjitha minutat në Europian dhe ata janë: Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani.

Klaus Gjasula, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi kanë gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa Jasir Asani ka dhënë një asist. Mosha mesatare e Kombëtares në Europian ka qenë 26.7 . Futbollistët kuqezi janë ndëshkuar me 7 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.

Kristjan Asllani është lojtari kuqezi me numrin më të lartë të pasimeve kyçe, 8. Gjithashtu, Asllani ka tentuar numri më të lartë të pasimeve, 175 dhe ka një saktësi prej 86%, ndërsa lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve është Berat Gjimshiti 89% dhe pas tij Mario Mitaj me 88%.

Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani kanë rikuperuar nga 15 topa. Gjithashtu mbrojtësi Mitaj ka 4 duele të fituara dhe 7 ndërprerje të aksioneve kundërshtare.

Gjatë kampionatit Europian “Gjermani 2024” janë shënuar 12 gola në kohën shtesë, ku mes tyre është edhe goli i Klaus Gjasulës ndaj Kroacisë në minutën e 90+5.

Gjithashtu, goli më i shpejtë në historinë e kampionateve Europiane u shënua në “Gjermani 2024” nga lojtari kuqezi, Nedim Bajrami, në ndeshjen ndaj Italisë për vetëm 23 sekonda.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës