FAKE NEWS-et/ Rama paralajmëron sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

FAKE NEWS-et/ Rama paralajmëron sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat duke u kërkuar që të bëjnë shumë kujdes në raportimet që bëjnë për situatën pas tërmetit, teksa Tirana, Durrësi, Lezha dhe Laçi ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme nga dëmet që pësuan. Kreu i qeverisë u kërkon mediave që të filtrojnë informacionet, t'i verifikojnë, të menaxhonjë debatet dhe ndalonjnë klithmat.

"Apel i detyruar mediave. Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj" shkruan Rama.

Që pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme u arrestua dhe pas pesë ditësh u lirua nga qelia dhe u la nga gjykata në masën detyrim paraqitje Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Ndërkohë që u proceduan në gjendje të lirë edhe dy administratorët e faqes 'Jeta Osh Qef'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Momenti pikant nga mbledhja/ Rama ndërpret Çuçin : Mi fik i çik ato TV, se s'i shoh dot me sy (VIDEO)

Pas takimit ,e banorët në zonën e ish- Kënetës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur shtabin e Emergjenca.

Kreu i qeverisë ditët e fundit ka hedhur akuza të forta, madje ka bërë edhe paralajmërime për të gjithë ato portale apo TV që përhapin panik, në vend që të qetësojnë njerëzit të panikuar.

Në momentin që Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, Rama e ndërpret duke i thënë: Mi fik içik ato TV, se si shoh dot me sy.

Ora 16:20
I vdes babai rrugës! E nxori nga spitali i Durrësit pasi pa në TV se do shembet...Rama: Këta janë kriminelë, 'shihni' radion më mirë

Në takimin me banorët e Kënetës, një prej tyre ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të marrë kartelën mjekësore për babanë që i ka ndërruar jetë. Ai thotë se për shkak të lajmeve që kishte lexuar në media se spitali i Durrësit do të shembej, u detyrua nga frika që të merrte ambulancën dhe ta çonte drejt Beratit, por ai ndërroi jetë rrugës.

"Babai im ishte tetraplegjik. Ne e sollëm në spital, ishte në gjendje kritike. Me këto lajmet, me këto informacionet gjysmë të rreme "jo po do prishet spitali", kush se kush për të marrë një lajm për klikime marrin në qafë më shumë, dhe ne o burra ta marrim me ambulancë dhe në Berat, na ka vdekur rrugës. Andej, doktorët nuk na e hedhin arsyen e vdekjes, se thonë erdhën në gjendje të rëndë, por nuk vdiq këtu. Unë dua që të marr kartelën e vdekjes dhe arsyen e saktë. Varrimin ia kam bërë se nuk mund ta mbaja në morg, rruga tjetër është vetëm me e zhvarros", tha qytetari mes lotëve.

Për Ramën, ky është një tregues se si media me lajmet e rrema po sjellin pasoja të rënda tek qytetarët. 

"Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t'i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia". Mos shihni TV, shihni radion më mirë", tha Rama gjatë vizitës së tij në pasdien e kësaj të hëne nga Këneta.

Ora 14:14
Rama nxjerr pamjet: Ky pallat më tmerroi, por s'ka asnjë rrezik shembje! Jo panik e klithma (VIDEO)

Pas paralajmërimit të medias që të bëjë shumë kujdes me raportimet, kryeministri Rama ka sjellë një shembull konkret. Ai ka publikuar në faqen e tij një video të gjendjes së një pallati të dëmtuar nga tërmeti, për të cilin thotë se e tmerroi edhe atë vetë, por pas verifikimit nga ekspertët rezultoi se nuk ka rrezik shembje.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Miqtë e mi!
Shikojeni një shembull tipik se si paniku, ankthi dhe shoqja e tyre, media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti! Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë.

Konkluzioni:
Pallati nuk ka ASNJË RREZIK SHEMBJEJE
ËSHTË PLOTËSISHT I RIPARUESHËM
(Çarja apo rënia krejt e mureve s’do të thotë asgjë, sepse fatin e një godine e përcakton struktura jo muret)
PAS RIPARIMEVE BANORËT MUND TË RIKTHEHEN QETËSISHT NË SHTËPI
Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 02/12/2019 17:56

    TI QE JE EKSPERT NE EUROPE I KE PAR KUR KAN RENE TERMETET DHE SE ÇFAR SHKATERRIMESH E VIKTIMA KA PASUR O NA RROFSH TRAPIN JAN SHEMBUR EDHE ANDEJ NDERTESA E PALLATE MOS NA U HIQNI TE GJITH EKSPERT LESHI MOS LLAPNI KOT SE SJU PJERDH KUSH TRAP

    Përgjigju
  • Shpata: 02/12/2019 14:56

    Marrezi, po tullat qe te bien ne koke, i mban Rama!! Kjo menyre ndertimi ka marre fund eshte e papershtateshme. Vetem ndertesa me 5 kate. Faleminderti per komentin, jam ekspert ne europe qe prej 25 vjetesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri