Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave në Kosovë

Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave në Kosovë

Foto ilustruese

Plot dy milionë euro janë zhdukur nga Ministria e Financave në Kosovë,  paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie dhe nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës të ndërmarrë një aksion në këtë ministri, ku është arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast.

Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë për median kosovare  se rasti është në fazën fillestare.

Por, i njëjti nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin”, tha shkurtimisht ai.

E, nga Ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për një skandal të tillë.

Sipas informacioneve të gazetës Objektiv, Ministria e Financave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
Bajrami: Transaksioni i 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është kryer më 9 tetor

Ministrja e Financave të Kosovës,Hykmete Bajrami,  lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor ndërsa ka theksuar se hetimet ende vazhdojnë.

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër janë tërhequr dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardhur deri tek denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka filluar dje”, ka deklaruar Bajrami.

Bajrami nuk ka pranuar të japë emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç, ka thënë, mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.

“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte të detajuara. Kemi  një kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bejni: 21/10/2020 15:50

    haahah ne ministrine tone te financave jane qindra milione te zgduykura, por nuk denkncohen se jane zyhduke neper xhepet e qeveritareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!