Bashkimi Evropian ka vlerësuar emërimin e Nenad Rashiçit si ministër për Kthim dhe Komunitete, një ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, në një konferencë për media e cila u zhvillua të premten tha se është e rëndësishme që emërimet e ministrave të jenë në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.
Stano tha: “Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e Kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Gjithashtu, Stano tha se vendet e BE-së vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të evitojnë veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në Kosovë.
Stano tha: “Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”.
Vendimin e Kurtit, Serbia e ka konsideruar shkelje duke thënë se Rashiçi nuk përfaqëson serbët e Kosovës.
Pozita në të cilën është emëruar Rashiçi, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.
Për këtë arsye dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.
Lajmi kryesor:
Vuçiç iu drejtua Kurtit si 'llum terrorist', BE bën thirrje për sjellje evropiane: Presim liderët e rajonit në samitin në Tiranë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5106
Lajme të tjera
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
18 Prill, 10:54
-
Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë
18 Prill, 07:46
-
Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj
18 Prill, 07:15
-
SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës
17 Prill, 18:49
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
Oda Amerikane: Bllokimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia pengon stabilitetin rajonal
17 Prill, 18:06
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, eksperti: Do sjellë konfrontim, Serbia do tentojë destabilitet! Ka 1500 dronë ‘Shahed’ të blerë nga Irani
17 Prill, 14:40