Raste suksesi, njerëzit që u bënë të pasur mbi moshën 40 vjeç

Raste suksesi, njerëzit që u bënë të pasur mbi moshën 40 vjeç

Kris Jenner

Në botën e të pasurve, ka raste të pasurimit në moshë të hershme. Por jo pak raste suksesi njihen që u ka buzëqeshur fati pas 40-50 vjec, falë inciativave të tyre për t’u angazhuar në sipërmarrje të ndryshme dhe guximit për të provuar dhe sfiduar veten. Kronika na njeh me disa nga emrat më të spikatur në botë. 

Mediat prestigjoze ndërkombëtare që klasifikojnë njerëzit më të pasur të botës, herë pas here përditësojnë listat me miliarderët e rinj që shtohen vit pas viti, ku nuk mungojnë ata me moshë të re. Por në botën e biznesit, njihen raste suksesi që janë bërë miliarderë mbi 40 vjec. 

Harland Sanders, i njohur ndryshe si kolonel Sanders themeloi Kentasky Fried Checkin në 1952, kur ishte 62 vjec. Ai e shiti biznesin e tij 12 vjet më vonë për 2 millionë dollarë.

Ray Krac kaloi shumë vite të jetës së tij si shitës i pajisjeve të qumështit, para se të blinte Mcdonalds në moshën 52 vjec, në 1954. Ai e zgjeroi atë dhe e shndërroi në markën më të madhe të ushqimit të shpejtë në botë. 

Donald Fisher, ishte 40 vjeç dhe nuk kishte asnjë eksperiencë në shitjet me pakicë kur së bashku me gruan Doris hapën dyqanin e parë Gap në San Francisko në 1969. Shumë shpejt veshjet Gap filluan të pëlqeheshin dhe sot është një nga kompanitë më të mëdha të veshjeve në botë. Henry Ford ishte 45 vjeç kur prodhoi makinën revolucionare Model T në 1908.

Eric Yuan themeloi Zoom Video Comunication në moshën 41 vjeç, në 2011, ndërsa në 2019 kur kompania u bë publike ai ishte një milioner. Të ardhurat e Yuan u rritën gjatë pandemisë së Covid kur shumë kompani përdorën këtë platformë për komunikim në grupe. Vera Wang ishte gazetare para se të hynte në industrinë e modës në moshën 40 vjec. Aktualisht ajo është një prej grave stliste më të vlerësuara në botë. 

Kris Jenner ishte 52 vjeç kur u takua me produencetin e hollivudit Ryan Seacrest në 2007, të cilit i dha idenë për të krijuar një ‘reality show’ me familjen e saj, Keepin Up With the Kardashians’. Shou rezultoi i suksesshëm dhe Jener tashmë është menaxhere e bizneseve të fëmijëve të saj në modë, kozmetikë dhe media. 

Taikichiro Mori ishte akademik, u bë investitor në pasuritë e paluajtshme në moshën 51 vjec dhe themeloi “Mori Building Company’. Investimi i tij i shkëlqyer e klasifikoi në 1992 si njeriun më të pasur në botë, kur ai zotëronte një pasuri prej 13 miliardë dollarësh. Anna Mary Robertson Moses, e njohur si gjyshja Moses, nisi të pikturojë në moshën 78 vjec. Në 2006 një pikturë e saj u shit për 1.2 millionë dollar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës

Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës