Edhe 50 shtretër të lirë, javën tjetër hapet COVID/3! Manastirliu: Personeli u trajnua në Infektiv, dhamë bonusin (VIDEO)

TIRANË- Spitali COVID/3 me 150 shtretër do të hapet këtë javë, njoftoi ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit me kryeministri Rama në ambientet e ish-kirurgjive në QSUT. Kurse shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njëjta si kudo në botë dhe ofrohet falas

Aktualisht COVID 1 dhe 2, 50 shtretër janë akoma të lirë. Pas ezaurimit të tyre, do të hapet edhe COVID3 por gati është dhe COVID 4. Sipas ministres personeli është gati dhe i trajnuar.

"Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme.Burimet njerwzore që janë me rëndësi ato janë gati. Do të shërbejnë për pacientë që janë të fazën e rekuperimit të sëmundjes. Dhomat janë me standarde dhe të pajisura të gjitha me oksigjen. Stafin e rekrutuam përpara, kanë punuar në Infektiv, kanë marrë dhe bonusin dhe do vazhojnë ta marrin. Ashtu sic e kishim parashikuar në strategjinë tonë”, tha ministrja.

Por në një dalje publike, kryedemokrati Lulzim Basha ishte shumë i ashpër. Ai tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë të virusit, ku nuk la pa komentuar as vizitën e Ramës tek COVID/ 3.

“Edhe vala e dytë, që mesa duket ka nisur, e gjen Edi Ramën të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore. Kam kërkuar që të merren 4 hapa të thjeshtë, të çohen në 2500 testime në ditë. Kjo bën që të bëhen testime në kohë. Evidentim të atyre që e kanë marrë virusin, dhe kontaktet e tyre e më pas izolimin e trajtimin e tyre. Në kushtet e kësaj përqindje, OBSH e konsideron minimal numrin e testimeve. Shqiptarëve me COVID tu rimbursohet paketa e ilaçe e. Shqipëria ki ka mundësitë që askush mos ta humbasë jetën, pasi nuk harrin dot që të blejë paketën e ilaçeve. Nëse paratë e shqiptarëve në këtë kohë krize do të shkonin për pandeminë, atëherë rimbursimi total i shpenzimeve të atyre që kurohen në shtëpi, do ishte thërrime krahasuar me ato që shkojnë për gostinë e investimeve. Gjatë fundjavës janë përballur me COVID dhe u trajtuan për një periudhë kohore në spitale rajonale të papërgatitura. Bonusi për mjekët dhe infermierët është detyrim që kemi ndaj tyre, për sakrificën e madhe dhe ekspozimin ndaj rrezikut. Sot sistemi është de-facto në kolaps. Sot këtë nuk e fshehim dot”, tha Basha.

Spitali COVID3 do të jetë në administrim të spitalit Infektiv në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve me COVID-19.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alkovi: 26/10/2020 16:26

    Mirush Kabashi e ka then mir ate fjal ke filmi; po japim lajme me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri