'Omicron' s'është problemi i vetëm! Rastet e para me 'Flurona' në Kaliforni, një kombinim i gripit dhe COVID-19

'Omicron' s'është problemi i vetëm! Rastet e para me 'Flurona' në Kaliforni, një kombinim i gripit dhe COVID-19

Foto ilustruese

Mes krizës së COVID-19, amerikanët pothuajse harruan pasojat e gripit që zakonisht është më i përhapur në stinën e dimrit. Por në këtë sezon gripi, disa persona po preken nga të dyja sëmundjet në të njëjtën kohë.

Në një periudhë 24-orëshe në javën e parë të vitit të ri, qyteti i Los Anxhelosit në Kaliforni regjistroi mbi 37,000 raste të reja me COVID-19.

“Aktualisht po marr veten nga COVID-i. Sapo mbarova periudhën e vetëizolimit. Është e tmerrshme, ndodhi kaq shpejt. Ne nuk e kishim idenë, dhe pastaj të katër njerëzit në shtëpinë time u sëmurën. Askush nuk hyn më në shtëpinë time pa u testuar”, thotë Malique, banore e Los Anxhelosit.

Por Omicroni nuk është problemi i vetëm këtë sezon dimëror. Mjekët po shohin tashmë raste të njerëzve që sëmuren me atë që ata e quajnë ‘Flurona’, një kombinim i infeksionit me koronavirus dhe gripit. Ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të re.

“Nuk kemi të bëjmë me një virus të ri, kështu që nuk jam i sigurt pse dikush doli me këtë emër ‘flurona’. Kjo në fakt nuk është diçka e re. Ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i pandemisë, por ajo që është e re është se njerëzit i kanë vënë një emër”, thotë Dr. Timothy Brewer, ekspert i sëmundjeve infektive në Univeristetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

Në Los Anxhelos tashmë janë shënuar rastet e para të ‘fluronës’.

"Kjo ka të ngjarë të ndeshet më shpesh në hemisferën veriore aktualisht, sepse vendet e këtij rajoni janë në sezonin e tyre të gripit, dhe gjithashtu ka një rritje të rasteve me Covid-19 për shkak të variantit ngjitës të Omicronit. Kështu që, ka shanse më të mëdha që të shohim më shumë njerëz të infektuar me të dyja viruset.”

Profesori epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, Timothy Brewer thotë se njerëzit e vaksinuar janë të mbrojtur mirë dhe nuk ka shumë gjasa të infektohen me ‘fluronën’, dhe nëse ata infektohen nuk duhet të kenë ndërlikime. Por ekspertët e shëndetit thonë se ky infeksion mund të jetë më i rrezikshëm për personat e pavaksinuar.

“Kam marrë tre dozat e vaksinës, kështu që shpresoj të jem e sigurt. Thjesht do të qëndroj në shtëpi dhe nuk do të dal jashtë nëse nuk e kam të nevojshme. Gjithsesi unë jam nga ata njerëz që u pëlqen të rrinë në shtëpi”, thotë Jackie, banore e Los Anxhelosit.

Autoritetet në Kaliforni kanë zgjatur edhe me një muaj afatet për mbajtjen me detyrim të maskave. Koncertet dhe festivalet e planifikuara, tashmë kanë filluar të anulohen në zonën e Los Anxhelosit. Megjithatë, kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti ka premtuar se ngjarja kryesore sportive e vitit, finalja e kampionatit të futbollit amerikan, Superbolli, nuk do të anulohet. Ajo do të zhvillohet më 13 shkurt, pavarësisht situatës me pandeminë./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët