Rasti “Monstra”, mbështetje
dhe nga shqiptarët e Turqisë

Qindra shqiptarë protestuan në sheshin Taksim në Stamboll si dhe para konsullatës maqedonase, në mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra.

Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk ka munguar as flamuri i Turqisë.
Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi nuk është vet”, “Jemi një komb”.
 
Ndërkohë tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni mund të ndikojnë seriozisht edhe në procesin integrues të vendit. Analistët maqedonas vlerësojnë se pavarësisht se marrëdhëniet ndëretnike nuk janë kriter formal për anëtarësimin e Maqedonisë në institucionet ndërkombëtare, ato janë bazë e qëndrueshmërisë së vendit.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin vlerëson se ngjarjet e fundit jo vetëm që do të kenë jehonë negative, por mund të priten kritika edhe më konkrete nga BE dhe NATO në Bruksel, nëse institucionet nuk i ulin tensionet.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)