Rasti “Monstra” paralajmërohen 
protesta në SHBA dhe Londë

Shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare dhe vendet e botës janë solidarizuar me gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë.
Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizohen të hënën përpara selisë së OKB-së, në një protestë kundër dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve të implikuar në rastin “Monstra”.
 
Protestat do të mbahen me 14 korrik në orën 12:00 të mesditës deri në orën 15:00 përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan të New York-ut.
Ndërkohë, një ditë pas protestës së madhe në trojet shqiptare, mësohet se në Britani do të ketë një tjetër protestë, të shtunën në orën 12:00-14:00 përpara Ambasadës së Maqedonisë në Londër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)