Rasti "Monstra", Tirana mbështet
Shkupin "Zemra e Shqipërisë"

Rasti Shkupin "Zemra e Shqipërisë"">
TIRANE- Me parullën “Shkupi zemra e Shqipërisë”, qindra të rinj kanë protestuar pasditen e sotme përballë "Piramidës" në kryeqytet në mbështetje të protestave që prej ditësh mbahen në qytet kryesore të Maqedonisë për rastin “Monstra”. Ndërkaq, protesta janë zhvilluar edhe në qytetin e Shkodrës.
 
Të rinjtë e protestës janë mbledhur kryesisht në rrjetet sociale “Facebook”, ndërsa forca të shumta policie kanë ndjekur në distancë protestën për të shmangur çdo incident apo situatë tensioni.
 
Tifozët kuq e zi kanë qenë më të shumtë në numër gjatë protestës në kryeqytet, ndërsa me ta është bashkuar dhe boksieri Nuri Seferi, i cili theksoi se kishte ardhur qëllimisht nga Zvicra për të qënë në krye të kësaj proteste.

“Kam ardhur nga larg, nga Zvicra, vetëm për të mbështetur vëllezërit tanë këtu në mbështetje të Shkupit. U bëj me dije të gjithë albanofobëve, sidomos në Maqedoni, dua t’ju them nga Tirana se popull shqiptar nuk janë vetëm 1 milionë, por edhe 9 milionë mbrapa. Kështu,  të kujtohen mirë të gjithë ata që tentojnë dhe mundohen të shtypin kombin shqiptar në Maqedoni.

Jemi tubuar këtu që t’u themi njëherë e përgjithmonë, të lirohen të gjithë djemtë tanë që janë burgosur pafajësisht në Shkup, jo vetëm rasti i fundit “Monstra”, por të gjitha rastet e tjera që kanë ndodhur. Këto duhet të marrin fund, jemi popull paqëdashës që nuk nxitim urrejtje ndaj të tjerëve, nuk jemi as popull sundues. Kërkojmë dhe ne të drejtat tona, të respektohet populli shqiptar në Maqedoni”, tha boksieri Seferi.

Protesta u zhvilluan edhe në Prishtinë.
nuri seferi
(Në foto: Boksieri Nuri Seferi në protestën në Tiranë) Foto të tjera

Protesta edhe në Shkodër
Në mbështetje të rinisë shqiptare që po proteston në Maqedoni kundër diskriminimit etnik, në sheshin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një protestë paqësore. Të rinjtë i bënë thirrje klasës politike shqiptare të reagojë përballë kësaj situate, ndërsa deklaruan se protestat e tyre do të vijojnë duke ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen kësaj kauze.
 
Pritet që në ditët në vijim të tilla protesta të përshkallëzohen si reagim ndaj dhunës që po ushtrohet ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë. Të rinjtë janë mbledhur pas thirrjeve që kanë bërë gjatë ditës në rrjetet sociale.

“Plisat” protestojnë para ambasadës maqedonase në Prishtinë
Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Skënderbeu” drejt ambasadës maqedonase në Prishtinë. Ata kanë brohoritur parulla: “Shkupi i shqiptarëve”, “Ali tradhëtari” dhe “Shkup, Prishtina nuk të lë vet”.

Pak pas orës 18:00 ka nisur në Prishtinë protesta e grupit të tifozëve të Prishtinës “Plisat” kundër dhunës që aparati shtetëror ushtroi ndaj protestuesve shqiptarë në Shkup.

“Atyre që përpiqen me na bind se dhuna policore ishte reagim ndaj dhunës së protestuesve, iu themi që janë të lirë të organizojnë protestë kundër dhunës se ushtruar ndaj policëve, pune e tyre është”, është thënë në njoftimin e protestës.
protesta ne prishtine
(Foto/Protesta në Prishtinë)

Prostesta në Tiranë e Prishtinë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë
“Protestë në mbështetje të Shqiptarëve në Iliridë. 7 Korrik, 2014. Në mungesë të mbështetjes institucionale si nga qeveria në Prishtinë njësoj edhe nga qeveria në Tiranë, ne do t’u tregojmë se kanë mbështetjen e të gjithë Shqiptarëve.Protesta do të organizohet në mbështetje të Shqiptarëve që jetojnë në Iliridë dhe njëkohësisht do të i’u tregojmë të gjithëve se ata nuk janë vetëm. Protesta do organizohet të Martën më 08.07.2014 në ora 18:00 dhe vendtakimi do të jetë tek Shtatorja e Skendërbeut. Protesto KUQ E ZI!”, thuhet në këtë thirrje.

Kjo protestë është organizuar nga “Plisat”, tifozët e Prishtinës. Por pjesëmarrjen në këtë protestë deri tani e kanë paralajmëruar shumë personalitete publike të Kosovës, por edhe persona të tjerë publik të skenës së artit, kulturës dhe muzikës.

Marrë nga "INA"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin