Palët nuk gjejnë dakordësi, vijon ngërçi në Këshillin Politik, Gjiknuri: PD të sjellë propozimet! Bylykbashi: Kërkojmë opinionin e OSBE-ODHIR, PS kundër

Pjesa e dytë e punës në Këshillin Politik nuk ka ecur me këmbën e mbarë e ka ngecur pa nisur ende mirë. Edhe pas 2 orësh diskutimesh ditën e sotme, palët nuk po gjejnë dakordësinë për ndryshimet kushtetuese dhe vijë e kuqe janë bërë heqja e koalicioneve.

PS kërkoi propozime të tjera nga PD në të kundërtën do vijojë punën dhe pa miratimin e saj. Partia Socialiste kërkon që opozita e bashkuar të sjellë disa propozime duke vendosur afat deri më 30 shtator. Propozime të cilat PD nuk ka ndërmend t'i paraqesë në tryezë, duke akuzuar mazhorancën se po shkel marrëveshjen e 14 janarit.  

Gjithsesi, edhe një herë tjetër PS i kujton PD se ka shumicën në Kuvend dhe ndryshimet në kod mund t'i kalojë edhe pa dakordësinë e saj. Ndërsa mbledhja ende po zhvillohej, Rudina Hajdari braktisi tryezën për arsye që nuk dihen, duke thënë për mediat se do t'i mbahen deri në fund listave 100% të hapura dhe se atje nuk po ndodhte asgjë pozitive.

Në mbledhjen e Këshillit Politik PD-LSI u përfaqësuan nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kurse mazhoranca nga Damian Gjiknuri. Mbledhja e sotme u zhvillua pasi Gjiknuri i coi ftesë opozitës më 12 shtator që të diskutonin mbi çështjet e lëna pezull për Reformën Zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Bylykbashi-Vasili: PS kundër që të pyetet OSBE-ODIHR për koalicionet, skandaloze kur Shqipëria është kryesuese

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se PS është kundër që të pyetet OSBE-ODHIR në lidhje me koalicionet.

"Në mbledhjen e sotme opozita bëri të qartë qëndrimin në lidhje me ruajtjen e Kodit Zgjedhor, nuk ka asnjë mendim kundër në lidhje me koalicionet dhe hapjen e 100% të listave. Ajo që kërkon opozita është që zgjedhësit të kenë të drejtë të zgjedhin partinë që duan ata. Ajo që kërkon mazhoeanca është që t'u heqë mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin lirisht partinë që ata duan. Mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit i cili është themeli për çështje që nuk kemi dakordësi t'i drejtohemi OSBE ODHIRIT. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga PS. Gjiknuri u shpreh që nuk do të marrë opinionin e OSBE ODHIR", tha Bylykbashi.

Ndërsa Petrit Vasili, përfaqësuesi i LSI-së ka theksuar se është skandaloze që Shqipëria duke qenë kryesuese e OSBE-së të bllokojë që t'i drejtohen OSBE-ODHIR-it. Vasili tha se PS u paraqit në Këshillin politik pa një draft, duke e konsideruar një gënjeshtër ose mungesë serioziteti.

"Skandaloze që një vend si Shqipëria që është drejtuese e OSBE ODHIR bllokon, maxhoranca erdhi në mbledhje me qëllime shumë të përcaktuara dhe skandali më i madh është që erdhi pa asnjë draft. Hapja e listave refuzuan që të diskutojnë, lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik. Ata nuk kishin asnjë draft të vet pasi ishin pala iniciatorë të këtyre ndryshimeve. Të mbetet në rekorde që Shqipëria bllokon diskutimet me OSBE duke bërë precedentin më të turpshëm të një Shqipërie  pluraliste. Afatet që vendos mazhoranca me veten e vet janë problem i saj. Ky këshill nuk është për të bërë fasadat e mazhorancës. Ata thanë që nuk kanë në draft. Kjo ose është një gënjeshtër ose mungesë serioziteti. T'i Bëjmë një kërkesë OSBE, nëse ata sjellin shkresën për hapjen e listave 100% mbyllet ajo çështje. Çështja është  e diskutueshme për pragun elektoral. Ajo që duhet pa humbur kohë të biem dakord për çështjen e votitmit të deputetëve e jo partive dhe hapjen e listave. Pati një mashtrim skandaloz që OSBE-ODHIR-i nuk i ka mbështetur këto përgjigje. Është një strategji bllokuese për të ecur me idenë e çmendur të faktit të kryer. Janë përgjegjësi shumë të rënda të një maxhorance që po ecën drejt një toke të minuar", tha Vasili.

Ora 20:51
Gjiknuri: PD të sjellë propozimet, kërkon që të bllokojë implementimin e ndryshimeve kushtetuese

Pas mbledhjes së Këshillit Politik ditën e sotme përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se janë të hapur që PD të sjellë propozimet duke u lënë afat deri më 30 qershor. Sipas tij, PD kërkon që të bllokojë implementimin e ndryshimeve kushtetuese duke vonuar gjithë procesin.

"PD është e hapur të sjellë propozime, PD do që ta vonojë procesin. Kërkojmë që në 30 shtator të mbyllet përfundimisht. Kur ODHIR e kishim këtu ne nuk e morëm parasysh. Atij nuk i shkohet me opinione por me drafte. Nëse kemi ndonjë dispozitë duhet t'i kërkojmë opinone në një fazë të dytë. ODHIR nuk jep opinione për sistemin zgjedhor, nëse draftet mund të kenë diferenca. Le të sjellin draftet nëse ka mungesa dakordësie t'i drejtohemi ODHIR, por jo idetë tona. Komisioni është sovran, ne synojmë që të reflektojmë edhe ndryshimet e opozitës, hapjen e listave që ruajnë një lloj stabiliteti. PD nuk ishte dakord edhe me ndryshimet kushtetuese, madje bëri debate, u gjykua që nuk ishte sovran. Nuk është bërë ky debat për koalicionet, pse duht t'i kthehemi, ka një qëllim të bllokohet implementimi i sistemeve zgjedhore, një krizë. PD nuk tha gjë por nuk ishte e gatshme e çfarë i kërkon ODHIR-it. Nuk mora vesh gjë.  Unë ngarkova ekspertët që nëse nuk vjen, ata do të paraqesin draftin politik", tha Gjiknuri.

Ora 20:03
Pas 2 orësh diskutime, përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Diskutimet në mbledhjen e Këshillit Politik ka përfunduar pas 2 orësh. Mbledhja fillo në orën 18:00  për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik.


 

Ora 19:50
Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit Politik: Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi, deri të premten sillni propozimet tuaja

Burime për Report Tv thonë se në mbledhjen e Këshillit Politik Damian Gjiknuri u ka thëne palëve të tjera që të sjellin propozimet e tyre, ndërsa ka theksuar se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. Gjiknuri ka theksuar se s'duhet të humbet kohë në zhvillimin e diskutimeve dhe se kërkesa për të marrë mendimin e ODIHR-it është e çuditshme.

"Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj qe në ditët e ardhshme, deri të premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes se listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë. Duhet t'i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet. Kërkesa juaj për të kërkuar në ketë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar t'i kërkojmë mendim! Ne pranuam atë çka kërkuat ju ne 5 Qershor dhe firmosëm bashkërisht pikërisht për t'ju plotësuar juve kërkesat. Gjithsesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht. Marrëveshja e 14 Janarit thotë se ndërsa negociojmë mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord atëherë i drejtohemi ODIHR. Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet në kushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi çfarë opinioni u kërkojmë. Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllur produktin e reflektimit te ndryshimeve Kushtetuese ne Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh.  Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe thoni hajdeni futemi në zgjedhje me një kod qe bie ndesh me Kushtetutën", tha Gjiknuri.

Ora 19:36
Mbledhja e Këshilli Politik, Hajdari braktis tryezën: Do t'i mbahemi deri në fund listave 100% të hapura

Rudina Hajdari ka dalë e para, duke braktisur mbledhjen e Këshillit Politik duke thënë se asgjë nuk është bërë dhe se nuk ka pasur dialog mes tyre. Ajo tha se do t'i mbahen deri në fund listave 100% të hapura.

"Mona do që t'i shkojë mbrapa Bashës dhe do të mbajë vagonin e partickave, kaq ka këtu asgjë nuk bëhet, kemi qytetarë që duan të mbajnë partitë e vërteta do t'i mbahemi deri në fund listave të hapura 100% nuk ka një qëndrim të qartë dhe do të kërkohet në vijim se çfarë do të zgjidhet", tha Hajdari.

Ora 15:51
Këshilli politik për Reformën Zgjedhore, opozita  e bashkuar konfirmon pjesëmarrjen  

Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentet e opozitës para mbledhjes, në letrën dërguar Damian Gjiknurit, i cili ishte ai që kërkoi mbledhjen e  Këshillit Politik

"Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standardet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00", shkruan ndër të tjera opoizt jashtëparlamenatre.

Letra e opozitës jashtëparlamentare

Z. Damian Gjiknuri

Përfaqësues në Këshillin Politik

Partia Socialiste e Shqipërisë

Partia Socialiste ka ndërmarrë një akt të paprecedentë të dhunimit të besimit mes palëve politike, nëpërmjet ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës për çështje që prekin zgjedhjet, në kundërshtim flagrant me Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit. Kjo gjë vjen në një kohë, kur partitë politike kishin rënë dakord të punonin bashkërisht në Këshillin Politik, i cili u krijua për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Marrja e vendimeve për çështje që prekin zgjedhjet, jashtë Këshillit Politik, në një proces të mbyllur dhe ku u përjashtua Opozita politike e vendit, dëmton stabilitetin demokratik të vendit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë ju shkelët Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe zotimet e ndërmarra në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Veprimi juaj i njëanshëm është në kundërshtim me Rekomandimin Prioritar Nr. 1 të OSBE-ODIHR, ku theksohet se: “Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, rikonfirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstrimin e përgjegjësisë së përbashkët për integritetin e procesit zgjedhor, partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore. Ishte ky Rekomandim që shërbeu si nxitje mes palëve për krijimin e Këshillit Politik, ku të gjitha forcat politike në vend janë të përfaqësuara. Është kusht i Këshillit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE që Reforma Zgjedhore të kryhet në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR dhe në një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Pavarësisht njëanshmërisë suaj dhe shkeljes flagrante te Marrëveshjesse 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Opozita e Bashkuar ka treguar dhe rikonfirmon vullnetin e saj për t’i qëndruar dhe respektuar marrëveshjet politike të nënshkruara nga ana jonë.Kjo jo vetëm në respekt të votuesve tanë dhe qytetarëve shqiptarë, por edhe të partnerëve tanë strategjikë që kanë qenë të angazhuar me seriozitet dhe përkushtim, duke filluar me ngritjen e Këshillit Politik dhe gjatë gjithë kohës së funksionimit të tij.

Ndryshe nga Partia Socialiste që synon të minojë dialogun politik, Opozita e Bashkuar, është e vendosur për të respektuar vullnetin e qytetarëve dhe interesin më të mirë të Shqipërisë, për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, në përgjigje edhe të apelit të vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarw  dhe, mbi të gjitha, për shkak se kjo çështje lidhet drejtpërdrejtë edhe me procesin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimi Europian.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar i qëndron Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe Marrëveshjes së 14 Janarit dhe, pavarësisht provokimeve të herëpashershme që bëhen nga ana e Partisë Socialiste, jemi të palëkundur në vullnetin tonë për respektimin e këtyre marrëveshjeve, si rruga e vetme për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pritshmërisë që ato kanë nga Reforma Zgjedhore.

Për të gjitha sa më sipër, duke shprehur qëndrimin e detajuar bashkëlidhur kësaj shkrese, konfirmojmë se:

Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00.

Në përfundim, më lejoni t’ju sjell në vëmendje se gjithëpërfshirja dhe konsensusi në përcaktimin e rregullave të garës elektorale kontribuon në krijimin e një klimë të stabilizuar politike përpara zgjedhjeve të radhës dhe rrit shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këto duhet të jenë qëllimet përbashkuese të të gjitha partive politike në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Koalicioni i Opozitës së Bashkuar është i vendosur për ta ruajtur këtë qëllim sic ka bere deri tani duke kontribuar ne arritjen e konsensusit per miratimin e rregullave zgjedhore.

NË EMËR TË OPOZITËS SË BASHKUAR

Përfaqësuesit në Këshillin Politik

OERD BYLYKBASHI      PETRIT VASILI

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento

Komente

  • O tej: 15/09/2020 17:04

    Peco kandar dhe Bylyku kashte e *oqe dyshe simpatike

    Përgjigju
  • PEÇO BAJGA: 15/09/2020 12:11

    Peço bajga vasili nipi i kriminelit manush kaka myftiu ka dal me i bo Shqiptarve "DEMOKRACI"Në një koh që ky klysh komonisti sëbashku me dajën e tij kriminel e ka shtypur ktë popull e ka vrar e gjakosur e ky qen bir qeni 400 brezash do luftoi për të mirën e kti populli martir. Me një fjal hajduti e muti mutit 400 brezash peço bajga do na bëj ne Shqiptarve të ham me lug floriri. Po jo ne veten e shokët etij hajduta likja buçe mona e kriminelët si salmuti.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 15/09/2020 07:39

    Eshte organ konsultativ.mblidhen,diskutojne,bejne propozimet.kaq.te tjerat i vendos organi kompetent kushtetues,kuvendi. Mona dhe luli erdhen si duan te fitojne kohe per te prishur pune.kur ve vulen kuvendi mbyllin zgurmen.po te duan te mos futen ne zgjedhje. Ceshtje vullneti.thone se jane shtuar edhe dy parti te tjera.pra pa parti nuk mbeteni,por la lulin dhe mi ben po.

    Përgjigju
  • Opopo: 14/09/2020 23:25

    Gjiknuri,sa turp kush na komandon o Zot i madh. I puthi kembet maxhupit nga India Gurus.. pupupu ca mban kjo toke e shkrete..

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/09/2020 22:04

    Ky eshte keshilli i Pordhës Ik!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bregu për vrasjen e Hajdarit: Ka mungesë dëshmish shkencore (VIDEO)