Reagim i avokatëve për situatën e mbipopullimit në burgje: Gjykatat të japin vendime alternativë për veprat e lehta penale . 

Avokat Ervis Goxhaj përfaqësues i dhomës avokatisë Fier, ka ngritur problematikën shqetësuese të mbipopullimit në paraburgimin në Fier, si pasojë e vendimeve të ashpra të gjykatës. 

Në gati 100 vendime të gjykatës, 70 prej tyre janë ekstreme, që penalizojnë me masën e arrestit më burg për autorët.

Janë çështje që edhe të parashikuara në kodin penal mund të vlerësohen më masë më të butë sesa burgu.

Avokati  Goxhaj ka dhënë shembuj për veprat si aksidente, mungesë leje drejtimi edhe deri në përdorim të 1-2 gram kanabis që marrin dënime më burg, ndërkohë që këto masa po mbipopullojnë burgun Fier në veçanti dhe burgjet në gjithë vendin. 

Përpos kësaj situatë përfaqësuesi dhomës së avokatisë Fier, Ervis Goxhaj është shprehur së po shkelen të drejtat e njeriut dhe nuk po zbatohen standartet e vendosura nga Këshilli i Europës . 

Lajmi në përditësim...
 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Braimllari 'shkund' votën për presidentin e ri të PL-së: Ja cila duhej të ishte kryefjala e Konventës

Braimllari 'shkund' votën për presidentin e ri të PL-së: Ja cila duhej të ishte kryefjala e Konventës