Reagimet e Greqisë për dënimin me 2 vite burg të Belerit, PDIU: Aspak e denjë që një shtet anëtar i BE-së të ndërhyjë në punët tona të brendshme

Reagimet e Greqisë për dënimin me 2 vite burg të Belerit, PDIU: Aspak e denjë që një shtet anëtar i BE-së të ndërhyjë në punët tona të brendshme

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj artikujve të mediave greke sa i takon dënimit me 2 vite burg të Fredi Belerit për blerjen e 8 votave në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2024. 

Në reagimin e PDIU theksohet se ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran, nuk është aspak i denjë për një shtet anëtar të BE dhe se vendimi i Gjykatës së Posaçme nuk mund të diskutohet dhe as të sulmohet.

“Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është një vendim i cili nuk mundet as të diskutohet e as të anatemohet.

Vendimet e drejtësisë janë të padiskutueshme dhe presioni mbi këto organe e ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran nuk janë aspak të denja për një vend fqinj e anëtar i BE-së”- thuhet në reagim.

Më tej kërkohet që SPAK të nisë hetimet për zbardhjen e masakrës së Peshkëpisë dhe thirrjet anti-shqiptare e flamurin me Vorio-Epirit që prek sovranitetin territorial të vendit.

“Njëherazi ftojmë institucionet përgjegjëse dhe prokurorinë e posaçme SPAK që të fillojë hetimet për të zbardhur masakrën e Peshkëpisë, si dhe për thirrjet antishqiptare dhe daljen me flamurin irredentist të Republikës së Vorio – Epirit, i cili prek sovranitetin territorial të vendit e si i tillë është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën. Së fundi, kur do e heqë Greqia ligjin e luftës me Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s ???  Ky është hapi i parë i normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve tona”-përfundon reagimi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension