REAGIMI i parë nga PS pas videos së kryebashkiaut Lefter Alla: Nëse vërtetohet do shkarkohet! Prokuroria do bëjë verifikimet

TIRANE- Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste pas publikimit të videos, ku Partia Demokratike aludon se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë. Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij. Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.

"Nga informacionet që disponoj zotëria në fjalë jo vetëm ka përmbushur detyrën e tij por ka treguar maturi. Për të fliten fjalë shumë pozitive. Vazhdoj t'i besoj reagimit të tij. Në rast se vërtetohet një gjë i tillë nuk mund të pajtohet as Rama dhe askush tjetër, pasi një përfaqësues i pushtetit vendor duhet të jetë model në nivelin e sjelljes. Për sa kohë kemi një video-montazh të Babales pse mos të dyshojmë edhe te kjo. Nuk mundet një drejtues i pushtetit vendor të ketë integritetit të drejtojë një qytet në këtë formë por për sa kohë nuk është vërtetuar.

Duhet të vërtetohen të gjitha kamerat, dëshmitarët. Do vihet në lëvizje edhe prokuroria. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, çdo opozitë kërkon zgjedhje që ditën e dytë pas humbjes, por kjo opozitë i kishte zgjedhje por nuk kishte pjesë. Në disa bashki pa kryebashkiakë, ngërçi po krijohet nga presidenti i Republikës", tha Qefalia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalimtari: 23/01/2020 09:16

    Kollaj ky muhabet, egzistojn laboratorë analizash për të vërtetuar apo përgënjeshtruar lajmin, mjafton të bëjë analizat kryetari. Në rast se është gënjeshtër të akuzohet Salianji për këtë fakt, nqse është e vërtetë të fankulizojnë kryetarin e Bulqizës.

    Përgjigju
  • Qepalia: 22/01/2020 23:18

    Ik o Xhemal gomari ik aty ku e ke vendin, ne ndonje mejhane katundaresh tironcish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi kërkon mocion me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në vend

Bardhi kërkon mocion me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në vend