Reagon Bilbil Mema: Ju tregoj vëllanë tim, që nuk vdiq si shitës gazetash por si pronar i një kompanie në Itali

Reagon Bilbil Mema: Ju tregoj vëllanë tim, që nuk vdiq si shitës gazetash por si pronar i një kompanie në Itali

Bilbil Mema, vëllai i Fadil Memës

Pas publikimit në “Shqiptarja.com” të pjesës së parë të dëshmisë së ish-oficerit të policisë Fadil Mema,të dhënë para prokurorit Xhevat Hana, ka reaguar vëllai i viktimës, Bilbil Mema. Ky I fundit tregon se vëllai i tij është vrarë në 13 mars 2015 në Torino, pas dy atentateve që ju kishte shpëtuar. Bilbil Mema sqaron se Fadili se një kopje të këtyre deklarimeve dhe rreth 80 faqe shënime të shkruara me dorë mbi këtë histori,ia ka dorëzuar edhe kur ka bërë kërkesën për azil në Torino në vitin 2006, kërkesë, e cila u pranua nga autoritetet italiane vetëm pas tentativës tjetër të vrasjes, që iu bë në Torino më 2 maj 2009 pikërisht në ditën që në Shqipëri, u vra një deputet i quajtur Fatmir Xhindi. Më tej Bilbil Mema shton se një kopje të deklarimeve të tij ai ia dorëzoi edhe kryetarit të Partisë që e kandidoi për deputet në Elbasan, Aleancës Demokratike, Neritan Cekës.

Neritan Ceka

Pikërisht Neritani, ka qënë prezent në shtëpinë e Fadilit bashkë me Pirro Lutaj e drejtuesit e tjerë të kësaj partie. “…ne kemi dëgjuar shumë histori të deformuara nga gazetarë sejmenë të krimit, në lidhje me hallin tonë dhe shpesh jemi ndjerë të fyer nga ato që dëgjojmë por në pamundësi për të komunikuar vetë drejtpërdrejtë i kemi lënë të rrjedhin gjërat. Dëgjoj në televizor se Fadili u vra duke shitur gazeta, me një fjalë sikur jetonte duke shitur gazeta gjatë natës... si një njeri i rëndomtë. Jo. Nëse hyni e kërkoni në Rregjistrin e Firmave Italiane, do të gjeni që Fadili kishte prej 6 vitesh një shoqëri transporti në emër të tij dhe kishte të punësuar 11 persona ku 4 ishin shqiptare. Fadili përveçse ishte oficer policie ishte me parë inxhinier mekanik, dhe ka qenë në klasë në universitet me Pandeli Majkon”-thotë për Shqiptarja.com vëllai i Fadil Mema, Bilbili.

Fadil Mema

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 25/06/2019 13:28

    Histori e mbushur me shume mister nga te dyja palet! Ne te gjithe kete histori nuk ka pasur vullnet te mire per ta shuar kete konflikt, por eshte futur ne mes sedra e semur dhe rrethi shoqeror intrigant. Pasojat jane disa te vrare ne rreth miqesie dhe krushqie. Vetem palet e konfliktuara e dine te verteten e pa rriparushme ne breza. Keqardhje per jetet e humbura.

    Përgjigju
  • Tir: 25/06/2019 10:23

    O z. Petrit mos bej koment pa lexuar tere materialin e botuar per kete ngjarje. Uroj qe as ty e as mua dhe askujt tjeter qe jetojme me djerse e mund ,mos te na bien me qafe kot maskarenjte e kriminelat, duke perfshire dhe prokurore , gjykates, avokate delenxhinj.

    Përgjigju
    • Petriti: 25/06/2019 12:33

      E kam lexuar me vemendje,por "pranimi terthorazi",sic shkruajta me poshte,eshte nje bindje e krijuar nga une,sepse te hapesh nje aktivitet ne itali ne periudhen e kulmit te krizes,qe e perfshiu Italine pas viteve 2009,le shije te keq

  • petriti: 25/06/2019 08:18

    Ja,familjaret vete e pranojne terthorazi,qe vrasja e tij ne itali,ka ndodhur per pazaret e pista qe pat lene pezull ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Titos: 25/06/2019 10:24

      Ik o peço futi nai tas grosh meqe eshte vere.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë