Reagon mamaja e Luizit për lojën e tij në Big Brother Vip: E mbështes! Uroj të ketë sa më pak njerëz negativ

Reagon mamaja e Luizit për lojën e tij në Big Brother Vip: E mbështes! Uroj të ketë sa më pak njerëz negativ

Luiz Ejlli

Luiz Ejlli është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie. Me ndjekës që e përkrahin dhe me ata që nuk e duan lojën e tij për shkak të kërcënime që herë pas herë ka bërë, referuar banorëve brenda shtëpisë, ai ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA. Gjithsesi, përmes një telefonate mamaja e Luizit ka thyer heshtjen. Në një intervistë, ajo ka thënë se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke theksuar se e gjitha është një lojë dhe si e tillë duhet konsideruar. Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda.

“E shof që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”-ka thënë mamaja e Luzit

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull