PD i del në mbrojtje Metës: Po rrëmbehet Presidenca, Gjonaj zhbëri reformën në drejtësi

PD i del në mbrojtje Metës: Po rrëmbehet Presidenca, Gjonaj zhbëri reformën në drejtësi

TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas fjalës së presidenti Meta, i cili solli provat e reja për 'grushtin e shtetit' dhe kapjen mafioze të Gjykatës Kushtuese, duke i dal në mbrojtje atij. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon Ramën, Gjonaj, Ruçin, KED se të gjithë kanë vepruar në grup për të kapur dhe rrëmbyer kompetencat e presidentit me emërimin e Gjykatës Kushtetuese duke treguar se kanë kapur dhe reformën në drejtësi përmes aktit të ministres Gjonja, ku Meta e akuzoi se botoi vendimin e KED në Fletoren Zyrtare për Vorpsin . Sipas PD, të gjithë treguan se janë shërbëtor të Ramës, por tentativa e tij për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese iu çmontua me fakte nga Meta.

'Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë', shprehet Bradhi

Gjithashtu përfshirja e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj që ndërhyri për të botuar në Fletoren Zyrtare vendimin e KED për Arta Vorpsin, zhbën reformën në drejtësi dhe thellon më shumë krizën politike .

'Dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend', tha Bradhi

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 20/02/2020 22:54

    Ikni ore palacovina u bete ju te kulluar... Tik tak po ju vjen ora è nuk dini Ku te fusni kokat

    Përgjigju
  • Ismail: 20/02/2020 18:58

    Edhe nje femije e di qe presidenti eshte mbi palet dhe i paanshem eshte serioz dhe jo karagjoz eshte per rend dhe qetesi jo kundra rendit dhe qetesise

    Përgjigju
  • ERP: 20/02/2020 18:31

    Zhdukuni mor qelbesira. Jeni mbledh te gjithe plehrat bashke. Koha po afron per te gjithe duke filluar nga katunari IM. Vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum