Reagon për ‘Pa Gjurmë’ i moshuari që u dashurua dhe rrëmbeu 15-vjecaren: Vajza është me mua dhe më lini të qetë

Pa kaluar 24 orë nga historia tronditëse, që Violeta Dobruna, rrëfeu në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, në Report TV se ish-bashkëjetuesi i saj 60-vjecar u dashurua me të bijën, e më pas u zhdukën të dy, reagon Istref Avdiu, personi i akuzuar. Gjatë një lidhje telefonike live në studio, këtë hënë, ai e mohoi që vajza ishte me të, por pak orë pas transmetimit ai pati një tjetër komunikim me redaksinë e ’Pa Gjurmë’, ndërsa e pranoi se vajzën e kishte strehuar për ta larguar nga nëna e saj. Ja cfarë tha ish-partneri i Violetës, Istrefi për ‘Pa Gjurmë’, lidhur me akuzat e ngritura në studio nga nëna e 15-vjecares. Kjo e fundit u largua në fund të korrikut të këtij viti dhe ka 3 muaj pa u takuar me të ëmën.

Ja biseda e plotë me ish-bashkëjetuesin e akuzuar Istref Avdiu:

Odeta Dume: A ndodhet vajza me ju ?

Istref Avdiu: Vajza ndodhet me mu zonjushë. A e keni pyetur në numrin personal vajzën, se pse vajza është larguar prej saj ?

Odeta Dume: Po ju keni keni nisur një raport intim me vajzën ?

Istref Avdiu: Se di a jeni tu m’kuptu ?

Odeta Dume: Unë kam folur me nënën dhe ajo më ka treguar se ju keni nisur një raport intim me vajzën e saj

Istref Avdiu: Ku e din ajo. Me cfarë e verifikon , se kemi ne një marrëdhënie dashurie ?

Odeta Dume: Po cfarë ju shtyn juve të strehoni një 15-vjeçare?

Istref Avdiu: Zonjë, ju lutem për mirëkuptim, nuk e kam marr të bijën, nuk e kam zhduk. Këtë e kam strehuar prej nënës së saj, se ajo është vajzën e vet tu e shit

Odeta Dume: Po ju mund ta bënit një denoncim në polici, pasi vajza ka dhe një baba, ka vëllezër dhe një motër, pse duhet ta mernit juve ta coni në Serbi ?

Istref Avdiu: A juve shumë po ju intereson kjo gjë ?

Odeta Dume: Po patjetër, na intereson kur bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

Istref Avdiu: Por nëse juve ju intereson hajde takohuni me mua  dhe mos më thirrni mo. Mos më pengoni ju lutem. Natën e  mirë. (Mbyll telefonin)

Nëna e Argnesa Dobrunës, Violeta  vazhdon të jetë e bindur se e bija është mashtruar për para dhe se 60-vjecari do t’ja shfrytëzojë në Serbi. Ajo kërkon kthimin e vajzës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

‘Nuk dal nga dera e kësaj studio pa gjetur vajzën time.Unë dua vajzën time. Këtu do jem, pranë kësaj dere, cdo ditë’, u shpreh nëna.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elona: 23/09/2020 21:20

    Gjyqtarët Janë për ti çuar të gjithë në burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë