Reagon Rusia pas vendimit të BE-së: Mosnjohja e Lukashenkos si presidenti i Bjellorusisë shkel ligjin ndërkombëtar

Reagon Rusia pas vendimit të BE-së: Mosnjohja e Lukashenkos si presidenti i Bjellorusisë shkel ligjin ndërkombëtar

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe disa vendeve të tjera evropiane për mosnjohjen e legjitimitetit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, “është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov, vlerësoi vendimin e BE-së dhe të disa vendeve evropiane për të mos njohur legjitimitetin e Alexander Lukashenko i cili filloi detyrën duke u betuar më 23 shtator.

“Këto vendime janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Këto vendime, nuk kontribuojnë kategorikisht në zhvillimin e dialogut. Vendet në fjalë do të ngadalësojnë dhe do të vështirësojnë dialogun me Bjellorusinë. Në të vërtetë, këto janë ndërhyrje indirekte në punët e brendshme të Bjellorusisë”, tha Peskov duke bërë të ditur se “nuk i mirëpresin” -vendime të tilla.

Kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bjellorusisë, tha Peskov, duke shtuar se “Bjellorusia dhe Rusia janë vende sovrane që formojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura prej vendeve të tjera”.

Alexandër Lukashenko që prej vitit 1994 është zgjedhur president 5 herë njëra pas tjetrës dhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht u deklarua që ai fitoi sërish me 80,1 për qind, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya mundi të marrë 10,12 për qind.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet