Zyrtari i një shoqate që shfaqet shpesh në “mbrojtje të gazetarëve” atëherë kur e kërkon Berisha, nuk ka reaguar ende për rastin flagrant të shkarkimit arbitrar të kryeredaktorit në televizionin e vetë Berishës.
Kjo ka ngjallur reagime në komunitetin e medias në Tiranë. Gazetari i njohur investigativ Habjon Hasani në një postim në rrjete sociale ironizon Rikardon Gutierez me fjalët: “LAJM I FUNDIT: Reagon zotni Gutierrez, të dielën e kemi pushim”.
Emri i Gutierez përdoret si gjyle topi “europiane” kur duhen goditur raporti me mediat tek politikanë të lartë të mazhorancës, si kryebashkiaku Veliaj, por “federata” e tij hesht kur bëhet fjalë për Berishën.
Për ta bërë më të besueshëm, Gutierez hidhet në përdorim në faqe si Reporteri, që duhet të ruanin standardet e rrjetit BIRN, por që së fundmi kanë shkarë në militantizëm.
Arsyen e ngriva-shkriva të “europianit të alarmuar”, e ka shpjeguar një hetim i gazetarit të njohur Adriatik Doçi.
Ai shkruan se një nga shoqatat shqiptare të mediave të cituara shpesh nga Reporteri i BIRN është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës.
Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.
E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah Berishës./Dita
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.3%
-
Jo
24.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2508
Lajme të tjera
-
'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli
6 Maj, 14:31
-
Zaloshnja: Opinioni i tiranasve për politikanët kryesorë dhe votat për partitë respektive
6 Maj, 10:34
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
Këta i presin dëshmorët nga kati i tetë
5 Maj, 18:38
-
Ylli Pata: Dorëheqja? Standarti që theu Sali Berisha
3 Maj, 19:38
-
Jakin Marena: Dikur ‘ndaheshin’ për një pako kafe, sot për të shpëtuar pasurinë
3 Maj, 19:09
-
Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ
3 Maj, 14:19
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Jakin Marena: Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!
1 Maj, 19:50
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha
30 Prill, 09:11
Denigrimi i figurave te medha ka koh qe perdoret si arme. Lum ato qe e besojn
Përgjigju