Real Madrid dhe Barcelona fërkojnë duart, Paris SG përjashton nga ekipi Neymar-in

Real Madrid dhe Barcelona fërkojnë duart, Paris SG përjashton nga ekipi Neymar-in

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar. Klubi i Paris SG ka vendosur ta përjashtojë futbollistin nga skuadra, duke e lënë jashtë për sfidën e radhës në kampionat pavarësisht se ai është i gatshëm. Diçka të tillë e bëri të qartë trajneri i parsienëve Thomas Tuchel, i cili u shpreh:

“Neymar është gjithnjë e më i gatshëm për të luajtur, ka arritur formën e duhur dhe ka më shumë kapacitet për të qenë pjesë e skuadrës. Ai është stërivitur shumë mirë, por situata që ka me klubin mbetet e njëjtë. Pozicioni i klubit është i qartë: Nëse situate e Neymar nuk qartësohet atëherë nuk do të luajë. Kështu nëse e kundërta ndodh atëherë që nesër do të jetë pjesë e skuadrës.”

Për Neymar në merkato janë në garë të ashpër Real Madrid dhe Barcelona, dy klube që pas kësaj të reje të fundit po fërkojnë duart.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët