Real Madrid skuadra më e vlefshme e 2020, asnjë skuadër e Seria A në Top-10! Inter rritje monstruoze

Real Madrid skuadra më e vlefshme e 2020, asnjë skuadër e Seria A në Top-10! Inter rritje monstruoze

Kompania KMPG, e cila është një ndër katër më të mëdhatë në botë për kontabilitetin me bazë në Amsterdam të Holandës dhe që operon në 144 vende, ka publikuar raportin me skuadrat më të vlefshme të futbollit në Europë.

Ashtu si sezonin e kaluar vendin e parë e mban Real Madrid me 3,478 miliardë euro, plus 7.9% më shumë se në 2019. Në vendin e dytë është Manchester United, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona.

Ndryshe nga viti i kaluar, edhe pse vlerat u janë rritur, asnjë skuadër e Seria A nuk është në top-10. Juventus që në 2019 ishte në vendin e 10 tashmë ka zbritur një pozicion më poshtë, pasi Paris SG është rritur me dy pozicione duke shkuar i nënti dhe duke lënë pas Arsenalin. Pavarësisht kësaj vlera e Juventusit është rritur me 12% duke shkuar në 1, 73 miliardë euro.

Sidoqoftë bumin e vërtetë e ka realizuar Interi, skuadra e cila nga viti 2019 është rritur me një pozicion, por me +42% të vlerës. Interesant është fakti se nga viti 2016 kur e morën kinezët e Suning zikaltërit janë rritur me +146%, duke shkuar aktualisht në vlerën e 983 mln eurove.

Në periudhën 4-vjeçare vetëm Tottenham dhe Lyon janë rritur më shumë se Interi.

Sakaq i vetmi ekip italian që ka pësuar rënie është Milani, që në krahasim me 2019 ka humbur 5% të vlerës. Aktualisht vlera e Milanit kap një shifër prej 526 milionë eurosh.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota