Interi dominon por Real Madrid fiton. Zikaltërit u mundën 1-0 në “San Siro” nga Reali në ndeshjen e parë në grupin D të Champions League. Skuadra e Inzaghit krijoi raste por nuk shënoi ndërsa spanjollët e ndëshkuan në minutën e 89-të me brazilianin Rodrygo. Sherif Tiraspoli bëri historinë në ndeshjen tjetër të grupit duke mundur 2-0 Shakhtar dhe mori kryesimin.
Rikthimin në Champions pas 7 vitesh Milani e bëri dramë. Liverpool triumfoi 3-2 në “Anfield Road” ndaj kuqezinjve dhe u ngjit në krye të grupit B. Tomori autogol dhe më pas Salah humbi një penallti bënë që anglezët të marrin avantazhin por Milani kthehet i frikshëm në vetëm dy minuta dhe shënon dy gola duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Autorë ishin Rebic e Brahim Diaz. Gjithsesi në fraksionin e dytë ishte Liverpooli që e përmbysi rezultatin dhe siguroi tre pikët. Salah barazoi në 2-2 dhe kapiteni Henderson shënoi golin e fitores.
Në sfidën tjetër të grupit B Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Portos.
Në grupin A PSG e treshes Messi-Neymar-Mbappe nuk e nisi dot me fitore. Brugge-PSG u mbyll në barazim 1-1 me golat që u shënuan të dy në pjesën e parë nga Herrera për miqtë dhe Vanaken barazoi për belgët.
Manchester City shkëlqeu që në ndeshjen e parë duke luajtur tenis me Lajpcig. City fitoi 6-3 ndaj skuadrës gjermane dhe ngjitet menjëherë në kryesimin e grupit A.
Ndërkaq në grupin C Ajax triumfoi 5-1 në Lisbonë ndaj Sportingut. Shkëlqeu sulmuesi Haller që shënoi katër gola dhe holandezët u ngjitën në kye të grupit.
Me fitore e nisi edhe Dortmundi që nuk gaboi në Stamboll duke mposhtur 2-1 Beshiktashin.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2425
Lajme të tjera
-
Humbja me Romën, Pioli: Goli i parregullt, mungon një penallti për ne! Milani pa guxim
12 Prill, 09:44
-
GOLAT/ Roma fiton 0-1 me Milanin, Atalanta 'zhdëp' me tre gola Liverpoolin në Angli! Në Europa League fitojnë Benfica dhe Leverkusen
11 Prill, 22:58
-
Europa League/ Sonte 4 çerekfinale pikante, Milan luan sezonin me Romën, Atalanta sfidon Liverpool-in, Kloop: Unë admiroj Gasperinin
11 Prill, 12:10
-
Juventusi, ekipi me më shumë tifozë në Itali
9 Prill, 16:50
-
GOLAT/ Trazira në kryeqytet, Roma fiton 1-0 ndaj Lazio në derbi! Milan tri pikë kundër Leçes, Inter siguron zonën Champions
6 Prill, 20:05
-
Stefano Pioli kërkon vazhdimësinë: S'ka rotacion para Romës, kampionati nuk ka përfunduar
5 Prill, 22:58
-
GOLAT/ Juventus katër ndeshje pa fitore, e mund edhe Lazio! Milan tri pikë në Firenze, Atalanta 'shkërmoq' Napolin me tre gola
30 Mars, 22:52
-
Nuk ia del prej 2 vitesh, Milan sonte për të thyer Fiorentinën! Vjolët luajnë pas vdekjes së Barones! Strakosha synon të ndalë United
30 Mars, 13:39
-
GOLAT/ Ndalen Interi dhe Juventusi, Milani fiton dhe 'blindon' vendin e dytë! Shtyhet ndeshja e Serie A, drejtori i Fiorentinës me urgjencë në spital
17 Mars, 15:44
-
Europa League/ Milani shënon tripletë dhe shkon në çerekfinale, Leverkusen mrekullon në limite! Kalojnë Roma dhe Atalanta, skuadrat e kualifikuara
14 Mars, 23:00
-
Europa League/ Caktohet sonte tetë ekipet çerekfinaliste! Milan, Roma dhe Liverpool thuajse të kualifikuara
14 Mars, 11:59
-
'Zogu i Kuq' vendos pikat mbi 'i': Ne zotërojmë 99.93 përqind të Milanit, s'ka negociata
13 Mars, 21:57