Reali i tregon Atletico Madridit kush janë galaktikët, 'paqe' në derbin e Manchester-it

Reali i tregon Atletico Madridit kush janë galaktikët, 'paqe' në derbin e Manchester-it

Koke dhe Toni Kroos

Supersfida e La Liga-s që ishte njëkohësisht edhe derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos ka përfunduar 2-0 në favor të ‘galaktikëve’. Për shkak se Atletico nuk kishte asnjë humbje në kampionat pritej një rezistencë e jashtëzakonshme, por ekipi i Zidan tregoi edhe njëherë se kur vjen puna te ndeshjet e mëdha ata janë mbretërit.

Në Alfredo Di Stefano fillimisht do të zhbllokonte Casemiro, ndërsa më pas një predhë e Carvajal, e ndihmuar edhe nga portieri Oblak, ishin të mjaftueshme për të marrë tre pikët. Gjithsesi në tabelën e klasifikimit Atletico vijon të jetë tre pikë më shumë se Reali i Madridit.

Ndërkohë në Premier League derbi i Manchester-it është mbyllur 0-0. Në Old Traford më shumë mbizotëroi frika për të rrezikuar, por ndikoi tej mase edhe lodhja e ekipeve, që në mesjavë ishin në fushë për llogari të Champions League.

Sakaq suprizën e ka bërë Evertoni i Carlo Ancheloti-t që në ‘Godison Park’ fitoi 1-0 kundër Chelsea-s së Frenk Lampard. Vendimtare në këtë përballje ishte penalltia e minutën e 22 të kthyer në gol nga Sigurdsson.

Në Bundesligë Bayern Mynchen nuk ia ka dalë në transfertën e Berlinit kundër Union pasi është ndalur me rezultatin 1-1. Vendasit realizuan të parët me golin e Promel, ndërsa për Bayern baraspeshoi Leëandoëski në pjesën e dytë.

Ndërkohë në Seria A Lazio është shtangur në Olimpico nga Verona e cila e mposhti 1-2. Ndeshja u zhbllokua nga një autogol në favor të miqve, ndërsa barazimi i Caisedo zgjati për pak kohë pasi Tameze vulosi shifrat përfundimtare.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet