Reali sakrifikon 6 lojtarë dhe merr hua për Mbappe-n! At. Madrid siguron Dembele-n, Napoli nuk toleron Juven për Milik

Edhe pse jemi zyrtarisht në merkaton e janarit Real Madrid po mendon për verën dhe për Kylian Mbappe-n. Sulmuesi i Paris SG është në kontratë me francezët deri në verën e 2022 dhe për këtë arsye Real Madrid dëshiron të përfitojë. Sipas spanjolles AS ‘galaktikët’ shpresojnë të mbyllin operacionin për 150 deri në 220 mln euro.

Një pjesë të mirë të kësaj shifre, 100 mln euro, Real Madrid mendon ta sigurojë nga shitjet e Isco-s, Ceballes, Bale, Jovic, Marcelo dhe Ibrahim, ndërsa për pjesën tjetër ka menduar një hua nga banka. Aktualisht Mbappe merr 21 milionë euro pagë vjetore, por kjo nuk është një problem për skuadrën e Zidan pasi do ta financonte menjëherë me ikjen e Bale dhe Isco-s.

Ndërkohë Atletico Madrid që udhëheq kampionatin me 3 ndeshje më pak se rivalët është përforcuar në sulm me Moussa Dembelen. 24-vjeçari i marrë nga Lyon sot do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën për të zëvendësuar Diego Costa-n. te Atletico Demebele është afruar në formë huazimi me të drejtë blerje për 33 milionë euro.

Në Itali Tuttosport shkruan se Juventus ka arritur një marrëveshje për sulmuesin e talentuar të Sassuolo-s, Scamacca-n, por bardhezinjtë nuk po nxitohen pasi synojnë Milik. Polaku është në kontratë deri në fund të sezonit me Napolin dhe Aurelio de Laurentiis ka vënë veton. Milik nuk do të transferohet pa 16-18 milionë euro pavarësisht se kanë mbetur vetëm pak muaj kontratë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë