Rebelimi në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara sfidojnë Kinën, nënshkruhet masa ligjore e Senatit që mbështet protestat

Rebelimi në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara sfidojnë Kinën, nënshkruhet masa ligjore e Senatit që mbështet protestat

Presidenti amerikan Donald Trump synon të nënshkruajë ligjin e aprovuar nga Senati për të mbështetur protestat për demokraci në Hong Kong.

Mediat amerikane kanë shkruar se Trump është i gatshëm të nënshkruajë masën ligjore të quajtur "Akti i të Drejtave të Njeriut dhe Demokracia e Hong Kongut", akti i cili tashmë ‘ka ngritur’ zemërimin e Kinës edhe para se ligji të hynte në fuqi.

Masa ligjore e Senatit do të thotë rishikim i statusit të veçantë financiar të garantuar nga Washingtoni për Hong Kong-un, ndërsa trazirat dhe dhuna vazhdojnë në ish-koloninë Britanike.

Bursa e Hong Kong, pas aprovimit nga Senati të masës ligjore, ka nisur rënien e lirë kurse tregjet e aksioneve në Shanghai dhe Shenzhen janë frenuar.

Çfarë parashikon Ligji për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong?

Kjo është një masë për të mbështetur "të drejtat e njeriut dhe demokracinë" kundër shtypjes së lëvizjes protestuese të Kinës. Teksti parashikon sanksione ndaj autoriteteve kineze dhe Hong Kong-ut që shkelin të drejtat dhe krijon një rishikim vjetor të statusit të veçantë që gëzonte ish-kolonia britanike, me avantazhe tregtare dhe ekonomike të dhëna nga Washingtoni. Ndalohet shitja dhe eksporti në Hong Kong i gazit lotsjellës, plumbave të gomes dhe sendeve të tjera të përdorura për të shtypur protestat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve