'Recetat e gjyshes sime'/ Neranxi sjell traditën kulinare ruse

“Recetat e gjyshes time” është titulli i librit që ambasada ruse ka botuar në bashkëpunim me Institutin Kulinar Neranxi. Promovimi i librit përkoi me ditën e verës në vendit tonë, por edhe me ditën e kuzhinës ruse. Presidenti i Kompanisë Neranxi theksoi në fjalën e tij faktin se recetat që gjenden në këtë libër janë lehtësisht të realizueshme edhe në vendin tonë.

"Si miq të përhershëm me të gjitha përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, ne kërkojmë vazhdimisht ndihmën e tyre për të pasuruar njohuritë e studentëvetanë dhe klientëve me traditat kulinare të vendeve të tyre.Në këtë rast ne shkuam më tej duke sjellë këtë libër, që sikur ua tregova, ku ka receta të mrekullueshme, të gjitha pëlqehen shumë nga shqiptarët dhe këto receta janë shumë të realizueshme në Shqipëri" tha ai.

Sipas ambasadorit rus në vendin tonë, kjo festë në të cilën të gjithë të pranishmit shijuan ushqimet e përgatitura nga shefat e kuzhinës të institutit kulinar Neranxi, tregon edhe se sa e njohin dhe e duan shqiptarët kuzhinën ruse.

"Arsyet e organizimit të kësaj feste të shijshme janë disa, në radhë të parë është fakti që këtu në Shqipëri njerëzit e dinë dhe e duan kuzhinën ruse. Autorja e kësaj vepre, Viktoria Ostrovskaja është një mike e familjes e cila ka ardhur enkas nga Moska për këtë libër. Gjithashtu do doja të theksoja se në botimin e këtij libri në gjuhën shqipe një rol të veçantë ka luajtur familja e të nderuarit zoti Neranxi" tha ai.

Botimi i librit përkon edhe me përvjetorin e gjyshes së autores Viktoria Ostrovskaja. "Faleminderit për mikpritjen tuaj, ky libër prezantohet sot, në ditën e lindjes së gjyshes sime, që sot mbush 100-vjeç. Ky libër i dedikohet traditave të familjes sonë" tha autorja. Ceremonia e promovimit të këtij libri është vetëm një prej aktiviteteve të shumta që Kompania Neranxi, një ndër kompanitë më të rëndësishme shqiptare nnë fushën e kulinarisë organizon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tartarini i Taraskonit: 14/03/2019 23:25

    Poshte Rusia poshte Karpushini dhe Putini Rrofte Shqipwria etnike.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 14/03/2019 23:19

    Rusia nuk po le gure pa levizur per tu shtruar kembekryq ne Shqioeri. Prandaj urgjentisht Shqiperise duhet ti celen negociatat per antaresimin ne BE sepse ndryshe ariu na hyri brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin