Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet pas vendimit për reciprocitetin e targave. Përmes një deklarate për shtyp, zyra e Borrell ka kërkuar shmangien e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm pas tensioneve mes dy vendeve, pasi do të ndikonin kundër interesave të qytetarëve në rajon.
“Bashkimi Evropian bën thirrje për ulje menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi ato do të shkonin direkt kundër interesave të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.
Sipas Borrell, Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë detyrimet e përcaktuara në dialog në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i situatës.
“Ne i bëjmë thirrje lidershipeve në Beograd dhe Prishtinë të marrin pozicione të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për shmangien e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm, për të rivendosur një atmosferë paqësore dhe për të punuar për një zgjidhje të zbatueshme. BE -ja dhe Shtetet Anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre të dala nga dialogu pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Borrell
Lajmi kryesor:
Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat, serbët vijojnë protestat! Meta: Ruajtja e sovranitetit të Kosovës, faktor kyç për paqen! Kurti: I vetmi person që kërkon incidente është Vuçiç
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.2%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2512
Lajme të tjera
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
-
Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra
23 Prill, 14:48
-
PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
23 Prill, 14:36
-
DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën
23 Prill, 09:44
-
Dështimi i votimit në Veri të Kosovës, kthim në situatën e para një viti
22 Prill, 22:57
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar
22 Prill, 21:20
-
Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës
22 Prill, 13:49